“Syri.net”-ndërkombëtarëve: Prokuroria, e kapur nga krimi e korrupsioni, rasti Prela

Date 24.01.2018
A N K E S E
DREJTUAR:
Vezhguesit te Operacionit Nderkombetar te Monitorimit
Z.Teo Jacobs.
Drejtueses se Operacionit Nderkombetar te Monitorimit
Znj. Calavera.
Vezhguesve Nderkombetar te Procesit te Rivleresimit ne Republiken e Shqiperise.
Te nderuar Zoterinj!
Ne daten 22.01.2019 u konfirmua se, Prokuroria ne Republiken e Shqiperise ne nivelet me te larta te saj, eshte e kapur nga krimi, korrupsioni dhe politika.
Shembulli me i paster i kesaj ishte Donika Prela, nje funksionare e paskrupullt, e cila, nen mbrojtjen e premtuar prej politikes se inkriminuar, qe ajo ka shpetuar nga prangat dje dhe do te shpetoj edhe neser, ne daten 22.01.2019, i beri karshellekun me te madh publik te gjithe Shqiptareve dhe Vezhguesve Nderkombetar, me korrupsionin dhe parate e saj te pista.
Qendrimi i Vezhguesit Nderkombetar Teo Jacobs, ne seancen publike te Donika Preles ne KPK, ne daten 22.01.2019, ishte per t’u pershendetur nga te gjithe shqiptaret, mirepo KPK, qe dukshem iu ka nenshtruar listes qe i ka dhene politika, pati kurajon qe t’a injoronte publikisht Z. Jacobs, gjetjet dhe problematikat e thella te konstatuara prej tij per Donika Prelen, duke ia justifikuar asaj deklarimin e rreme, fshehjen e pasurise dhe perfshirjen, familjarisht me bashkeshortin, ne nje skeme te paster pastimi parash, te fituara si pasoje e korrupsionit, gjate ushtrimit te detyres.
Donika Prela nuk ka moralin dhe integritetin e duhur dhe as ndergjegjen e paster per te vazhduar ushtrimin e detyres se Prokurores ne Republiken e Shqiperise dhe aq me pak te Drejtueses se Prokurorise se Krimeve te Renda.
Donika Prela, Prokurore e Republikes se Shqiperise prej 17 vjetesh dhe Drejtuese e Prokurorise, qe ka per detyre te hetoje krimet me te renda, ne daten 22.01.2019, duke sfiduar Kushtetuten dhe Legjislacionin civil, penal, ate ne fushen e rregullimit te marredhenieve te punes, legjislacionin tregtar dhe ate fiskal, i tregoi te gjithe shqiptareve dhe Shteteve anetare te BE se, ajo nuk do t’ia dije per ligjin e qe nuk ka respektuar detyrimin e ruajtjes se integritetit, si gjate ushtrimit te detyres, ashtu edhe ne veprimtarite jashte funksionit.

Ne daten 22.01.2019 Donika Prela u shpreh para KPK dhe Vezhguesit Nderkombetar Z. Jacobs se, ajo dhe bashkeshorti i saj kane jetuar ne Shqiperi dhe jo ne nje nga vendet e BE prej nga vjen Z. Jacobs dhe se, ne Shqiperi eshte normale te mospaguash taksa.
Gjithashtu ajo deklaroi se, ne Shqiperi mund t’i marresh lirshem para hua cdo personi dhe ne cfaredo shume qe te duash, pa qene e detyruar fare te pyesesh se nga vijne keto para. Madje ajo shkoi edhe me tej duke theksuar se, ne Shqiperi keshtu ka qene dhe keshtu eshte.
Te nderuar zoterinj!
Misioni juaj ne Shqiperi eshte historik dhe se ju, do te mbaheni mend dhe do te hyni ne Histori, si ne vendin tuaj dhe ne Shqiperi, per kapacitetin, ndergjegjen, vullnetin dhe kembenguljen ne luften per pastrimin e sistemit te Drejtesise ne Shqiperi dhe ne kontributin per krijimin e nje Shqiperie Europiane.
A mund te lejoni ju qe Donika Prela te ofendoje nje komb te tere, per te justifikuar korrupsionin e vet dhe parate e saj te pista?????????
Fjalet e Z. Jacob ne daten 22.01.2019 nuk duhet te mbeten aty, perndryshe do t’a njollosin edhe ate, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Shtetin e vet dhe pergjegjesia eshte e pashmangshme.
Operacioni Ndekombetar i Monitorimit ka 6 dite kohe, per t’i kerkuar KPK te beje detyren sic duhet dhe per t’i treguar vendin Donika Preles.
Nga hetimi i kryer prej KPK dhe ONM rreth kriterit te pasurise se Donika Preles rezultoi se, per peridhen 2003-2012, ajo ka deklaruar si te ardhur nje page te konsiderueshme te bashkeshortit te saj Vangjel Prela si inxhinier tek Shoqeria e Ndertimit “Bruci” shpk.

Si e vertetoi KPK kete fakt?
Perse i mori KPK te mireqena deklarimet e Donika Preles ne lidhje me kete fakt? A ka ndonje dokument zyrtar, te mbajtur sipas percaktimeve te legjislacionit shqiptar qe t’a konfirmoje ekzistencen e kesaj marredhenie juridike pune?
Deklarimet e Donika Preles ne lidhje me punesimin e bashkeshortit te saj jane te rreme, pasi, ne te vertete, Vangjel Prela nuk ka qene asnjehere i punesuar ne kete shoqeri, por ka qene investitori kryesor i saj dhe perfitues nga biznesi i ndertimit te pasurive te paluajtshme.
Ai me vetedije dhe ne marreveshje me Doniken dhe Shoqerine Bruci, nuk figuron zyrtarisht ortak ne kete shoqeri, pasi nuk mund te justifikoje parave qe ka investuar ne aktivitetin e ndertimit te Shoqerise Bruci Shpk, por, marredhenia e ngushte e interesave ndermjet tyre, kohezgjatja e saj dhe perfitimi prej Donika Preles, i pasurive te paluajtshme nga kjo shoqeri, jane evidente dhe u pranuan edhe nga vete Donika Prela ne seancen e dates 22.01.2019.
Perse nuk lidhi kontrate pune me shkrim Vangjel Prela per kryerjen e detyres se Inxhinierit tek Shoqeria e Ndertimit Bruci Shpk???
Kodi i Punes se Republikes se Shqiperise ka hyre ne fuqi qe ne vitin 1995, i miratuar me Ligjin Nr.7961 date 12.07.1995.
Sipas percaktimeve te nenit 21 te Kodit te Punes, marredhenia juridike e punes ne Republiken e Shqiperise krijohet dhe vertetohet nepermjet Kontrates se Punes me shkrim, qe lidhet ndermjet punedhenesit dhe punemarresit.
Forma me shkrese e Kontrates se Punes eshte e detyrueshme per te vertetuar nje marredhenie te rregullt punesimi.
Perse Donika Prela lejoi qe bashkeshorti i saj te punonte ne te zeze, pa kontrate, i padeklaruar dhe i pasiguruar???
Ne vitin 2003 kur Vangjel Prela pretendon te kete filluar marredhenien e punes me Shoqerine Bruci Shpk, Donika Prela kishte mbaruar studimet ne Shkollen e Magjistratures, qe perfaqeson nivelin me te larte arsimor, per njohjen dhe zbatimin e legjislacionit dhe te se drejtes ne Republiken e Shqiperise dhe ishte emeruar me detyre Prokurore.
Edhe sikur te supozojme se Donika Prela, nuk ka patur njohuri nga legjislacioni mbi punesimin, si specialiste e legjislacionit penal, e ka mjaft te qarte qe, mosnjohja e ligjit nuk te perjashton nga pergjegjesia penale per fshehje te te ardhurave dhe mospagimin e taksave.

Edhe nese Vangjel Prela nuk ishte ne dijeni te detyrimit ligjor per lidhjen e kontrates se punes me shkrim me Shoqerine Bruci Shpk, vete shoqeria e ka patur shume te qarte kete detyrim ligjor, pasi mosrespektimi prej punedhenesit te detyrimit ligjor per lidhjen dhe deklarimin e kontrates se punes me shkrim me punemarresin, sipas percaktimeve te neneve 21 dhe 202 te Kodit te Punes, perben shkelje qe sjell denimin e punedhenesit me gjobe, ne masen e 30 fishit te pages minimale mujore
Si mund te vertetohet ekzistenca e marredhenies juridike te punes se Vangjel Preles me Shoqerine Bruci Shpk, persa kohe qe ndermjet tyre nuk eshte lidhur asnje kontrate pune?
Si mund te pretendohet dhe te pranohet qe Vangjel Prela ka qene i punesuar tek Shoqeria Bruci Shpk, persa kohe qe ai nuk rezulton te jete deklaruar prej shoqerise ne Tatime si punetor i saj, dhe as nuk figuron ne listat e te punesuarve dhe as ne listat e pagave, te depozituara prej shoqerise ne Tatime, gjate periudhes se pretenduar te punesimit ?????
Si mund te konfirmohet vlera e pages se Vangjel Preles tek Shoqeria Bruci, persa kohe qe nuk rezulton qe kjo shoqeri, t’i kete bere keto pagesa per llogari te tij, as me banke dhe as nepermjet arkes se shoqerise ?????
Sipas legjislacionit shqiptar ne fushen e ndertimit, per lejimin e operimit ne sektorin e ndertimit, Shoqerite jane te detyruara te deklarojne dhe te rregjistrojne ne organet licensuese, emrat e inxhiniereve te punesuar dhe kualifikimet e tyre.
Nese Vangjel Prela ka punuar si inxhinier i Shoqerise Bruci prej kaq shume vitesh, atehere perse nuk eshte deklaruar prej saj asnjehere si inxhinier i shoqerise ne institucionet licensuese?

Si mund te pranohet qe Vangjel Prela ka qene thjesht punetor ne kete shoqeri, nderkohe qe nuk ekziston asnje dokument qe te konfirmoje ekzistencen e marredhenies juridike te punes, llojin e punes se kryer dhe pagen qe ai ka marre????
Sipas Legjislacionit fiskal dhe tatimor ne Republiken e Shqiperise, Shoqerite tregtare jane te detyruara te deklarojne ne tatime punonjesit e tyre dhe pagat, si dhe te depozitojne ne afat listpagesat, me numrin e punonjesve dhe pagat e dhena.
Emri i Vangjel Preles nuk rezulton ne asnje dokumentacion shteteror, as ne organet e licensimit te shoqerise Bruci, as ne organet tatimore, as ne sigurime dhe as ne vete dokumentacion e brendshem te shoqerise.
Edhe sikur te pranojme se kontrata e punes se Vangjel Preles ka qene verbale, e lidhur me goje ndermjet punedhenesit dhe punemarresit, si marreveshje xhentelmenesh, si mund te justifikohet mosdeklarimi i tij si inxhinier i shoqerise, mosdeklarimi i tij si punonjes i shoqerise, mospagimi i detyrimeve per taksat dhe sigurimet prej ketij punonjesi apo per llogari te tij, fakti qe shoqeria nuk disponon asnje dokumentacion te brendshem juridik apo ekonomiko financiar ne lidhje me kete person, mbi punen qe ai ka bere dhe pagen qe ka marre ???????
Problemi ne rastin konkret nuk duhet te devijohet, duke u interpretuar si pergjegjesi e Shoqerise Bruci, per mospagimin e sigurimeve per punetorin Vangjel Prela.
Duhet te jete e qarte per ONM se, Vangjel Prela nuk ka qene punonjes i kesaj shoqerie dhe nuk rezulton asgjekundi qe te kete punuar per kete shoqeri. Duke mos qene punetor i deklaruar, Shoqeria nuk kishte sesi te paguante ne interes te tij, taksa, tatime dhe sigurime.
Donika dhe Vangjel Prela nuk mund te shfajesohen, duke ia ngarkuar pergjegjesine Shoqerise Bruci per mospagimin e sigurimeve.

Ne rastin me te mire, duke perjashtuar skemen e pastrimit te parave te pista, perse e lejoi Donika Prela kaq gjate punen ne te zeze te bashkeshortit te saj ????
Sipas Ligjit Nr.9920 date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqeperise”, Shoqerite tregtare jane te detyruara te deklarojne te gjithe punonjesit e tyre, perndryshe penalizohen, jane te detyruara te bejne te ditura ne shtet, listat e punonjesve dhe pagesat e kryera per to, si dhe jane te detyruar te paguajne taksat, tatimet dhe sigurimet per nje marredhenie pune.
Shoqeria Bruci nuk ka patur asnje detyrim per te paguar taksa apo per te derdhur sigurime per Vangjelin e Donikes, pasi Vangjel Prela nuk ka qene punetor ne kete shoqeri.
Si i eshte dhene paga Vangjel Preles, meqe nuk eshte kryer me banke????
Donika Prela u mbrojt duke thene se pagesat jane kryer “KESH” ne dore.
Por ky KESH si u dha, persa kohe qe Shoqeria nuk disponon asnje dokumentacion juridik apo ekonomiko financiar mbi punen e kryer dhe pagesat e bera per llogari te Vangjel Preles dhe se, nuk rezulton qe keto paga te kene dale nga arka e shoqerise me mandat pagese ??????
Pagesat “KESH”, Vangjel Preles ia ka dhene ne dore Administratori i Shoqerise nga xhepi i tij, apo ia ka dhene ndonjeri prej ortakeve te shoqerise prej te ardhurave te veta, pasi as ne dokumentacionin ekonomiko financiar te Shoqerise dhe as ne arken e saj, nuk ka asnje gjurme pagesash te kryera prej Shoqerise Bruci, si page per Vangjel Prelen.
Si ka mundesi qe per nje periudhe punesimi kaq te gjate 8 vjecare, 2003-2011, as Donika Prela dhe as Vangjel Prela nuk u interesuan ndonjehere mbi ligjshmerine e ketij punesimi dhe mbi vijueshmerine e procesit te pagimit te taksave, tatimeve dhe sigurimeve per Vangjel Prelen, nderkohe qe Donika Prela ushtronte ndjekje penale dhe kerkonte denimin e te gjithe atyre njerezve dhe shoqerive tregtare, sipas neneve 180, 181 dhe 145 te Kodit Penal.

Padia Civile e Donika Preles se dates 30.07.2018, ndaj Shoqerise Bruci Shpk, eshte vetem nje farse. Eshte lehtesisht e perceptueshme qe kjo padi u ngrit sa per sy e faqe, per te mbuluar krimin e Donika Preles, pas zbulimit te skemes se pastrimit te parave te saj te pista nepermjet bashkeshortit Vangjel Prela.
Perse Donika Prela, pas 15 vitesh, zgjodhi te mbrohej ndaj Shoqerise Bruci me padi civile dhe nuk beri kallzim penal?
Si mund t’i mbuloj Donika Prela krimet e kryera ne kete rast ne fushen e taksave, tatimeve dhe ne sigurime, nepermjet nje padie civile, se ciles i ka kaluar afati 3 vjecar i parashkrimit, sipas percaktimeve te nenit 115 te Kodit Civil dhe nenit 203 te Kodit te Punes, per pretendime te punemarresit ndaj punedhenesit?
Pse duhet nje gjykate te detyroje Shoqerine Bruci t’i paguaje sigurime Vangjel Preles, bazuar tek marreveshja e pajtimit apo e ndermjetesimit qe mund te arrijne ata para gjykates,por qe nuk ka asnje justifikim dokumentar?
Sigurisht qe, per bashkepunetoret ne krim, marreveshja per te paguar nje shume te paperfillshme parash nuk eshte asgje, ne krahasim me vleren qe merr kjo marreveshje per mbulimin e krimit.
Si mund te detyrohet Shoqeria Bruci nga nje gjykate, qe te paguaje sigurime per Vangjel Prelen, nderkohe qe ai nuk rezulton te kete qene punetor i rregjistruar dhe i deklaruar i saj?
Edhe nese nje gjykate do t’ia njohe kete te drejte Vangjel Preles, si do te behet pagimi i kontributeve per Vangjel Prelen nga Shoqeria Bruci, apo perseri KESH ne dore, ashtu si edhe paga ????
A mund te kaperdihet prej Operacionit Nderkombetar te Monitorimit fakti qe kjo padi pati zgjidhje me pajtim ndermjet paleve, qofte ky pajtim i kerkuar nga Bruci?
Vertetimi i punesimit qe ka leshuar Shoqeria “Bruci” Shpk dhe qe nuk shoqerohet me asnje dokumentacion ligjor, tatimor apo ekonomiko financiar te shoqerise, a mund te jete i mjaftueshem per ONM per te justifikuar burimin e paligjshem te te ardhurave te Donika Preles apo skemen e ngritur prej saj per pastrimin e parave?

Te nderuar!
Vangjel Prela ka qene bashkeinvestitor tek Shoqeria Bruci Shpk dhe ka perfituar interesa pasurore te paligjshme prej kesaj Shoqerie.
Donika Prela deklaroi ne daten 22.01.2019 se Shqiperia nuk eshte njeri nga vendet e Bashkimit Europian, duke harruar se prej disa vitesh, i gjithe legjislacioni ne Republiken e Shqiperise eshte perafruar me ate te BE, duke harruar se Shqiperia eshte vend kandidat per t’u bere pjese e BE dhe se te gjithe Shqiptaret aspirojne te behen qytetare europiane sa me pare.
Eshte e paligjshme dhe e padrejte qe te shkarkohen pa asnje motiv dhe vetem me urdhera politike, disa gjyqtare dhe prokurore, ndersa nga ana tjeter te legalizohet fenomeni i mospagimit te taksave, tatime, sigurimeve apo marrja hua e parave te pista nga njerez te inkriminuar, me kosto kaq te larte per Shqiperine dhe Shqiptaret, vetem e vetem sepse duhet te shpetohet Donika Prela.
Ndergjegja gjate ushtrimit te funksionit zyrtar, ne rradhe te pare ka misionin edukativ per publikun, rreth parimeve dhe vlerave.
Cfare shembulli dha Donika Prela duke deklaruar se, mospagimi i taksave dhe tatimive, puna ne te zeze dhe shmangia nga sigurimet, apo perdorimi i parave te dikujt tjeter pa te te interesuar nese jane te pista, mund te perbenje problem per shtetet e Bashkimit Europian, por jo per Shqiperine ?
Donika Prela eshte nje punonjese aksidentale ne sistemin e drejtesise, pa kulture qytetare, pa ndergjegje morale dhe ligjore, pa respekt ndaj vlerave, qe sfidon publikisht parimet e funksionimit te shtetit ligjor dhe perdhos perpjekjet kombetare e ato te faktorit nderkombetar per integrimin e Shqiperise ne BE.
Donika Prela duhet te shkarkohet nga KPK sipas percaktimeve te neneve 4 pika 2 dhe 61 pika 5 te Ligjit Nr.84/2016 “Per rivleresimin Kalimtar te Gjyqtareve dhe te Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise”, pasi keto sjellje, veprime dhe deklarime publike te saj, perbejne akte dhe sjellje qe cenojne rende figuren dhe funksionin e Prokurorit ne Republiken e Shqiperise, me ndikim fondamental ne humbjen e besimin te publikut tek sistemi i drejtesise.

Donika Prela, funksionare e larte e Shtetit Shqiptar, mendon se ka te drejte te ofendoje mbarekombetarisht bashkeshtetasit e saj, duke deklaruar se, ne Shqiperi askush nuk paguan taksat, tatimet apo sigurimet apo se te gjithe marrin borxh para te padeklaruara apo te pista nga cilido, pa qene te detyruar te pyesin per burimin e tyre, por Donika Prela harron se, pervec asaj, Vangjelit dhe Brucit, te gjithe subjektet e tjere tregtare, persona fizik apo juridik, qe nuk kane paguar taksat, tatimet apo sigurimet ne Republiken e Shqiperise, jane denuar jo vetem administrativisht nga administrata tatimore, por edhe penalisht dhe se, njerezit e ndershem dhe te ndergjegjshem te Republikes se Shqiperise, gjithmone i kane marre dhe vazhdojne t’i marrin huate ne banke dhe as nuk e cojne neper mend, jo me te guxojne te justifikojne marrjen hua te parave te pista nga njerez te inkriminuar.
Mbase ligjit penal, Donika Prela, ka mundur t’i shpetoje deri tani, por shkarkimit nga detyra nuk mund t’i shpetoje, pasi, sipas percaktimeve te nenit D pika 3 te Aneksit te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, pagat e bashkeshortit dhe kursimet nga pagat e tij, qe ajo ka deklaruar, nuk jane nje e ardhur e ligjshme e saj, pasi nuk jane paguar detyrimet tatimore dhe, si te tilla, nuk mund te konsiderohen dhe as nuk e shpetojne dot nga shkarkimi.
OMN e ka per detyre funksionale te justifikoje me vepra, besimin e popullit shqiptar tek rroli i saj per clirimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi.
Korrupsioni i saj eshte ves i shemtuar dhe krim individual, ndersa nenshtrimi i saj nga politika, eshte krim shteteror ndaj shqiptareve
Donika Prela nuk mund te jete Prokurore e Republikes se Shqiperise. Diten qe ONM do t’a lejoje kete, ben mire te largohet, pasi perben thjesht kosto per Shqiptaret dhe kjo Shqiperia jone, le te vazhdoje ne paligjshmeri, ashtu sic deklaroi Donika Prela publikisht ne daten 22.01.2019.

Artikulli paraprakRama tenton të mbyllë skandalin në Ministrinë e Financave me shkarkimin e një specialisteje
Artikulli tjetërSHBA: Hiqni tarifat ose përballuni me pasojat