Dokumenti/ Ja pse kryeprokurorja Marku përzgjodhi ish-sigurimsin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Partia Demokratike kapublikuar sot dokumentat zyrtare që provojnë se prokurori Bujar Sheshi i Krimeve të Rënda, ka qënë i rekrutuar nga ish-Sigurimi i Shtetit dhe pavarësisht kësaj, ai është bërë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Deputeti Gent Strazimi zbardhi arsyet se cila qe arsyeja e zgjedhjes së pikërisht këtij prokurori në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke anashkaluar vetingun dhe me shpejtësi të çuditshme.
“Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka ndodhur ajo që PD-ja ka paralajmëruar shumë kohë më parë, tha Strazimiri. Vetingu ka mbajtur në sistemin e drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë në kundërshtim me ligjin, që i shërbejnë Edi Ramës për të mbajtur nën kontroll organet e reja të drejtësisë.
Prova më flagrante është emërimi ai anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i prokurorit të krimeve të rënda Bujar Sheshi.
Dokumentat zyrtare tregojnë se ai është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe për këtë arsye, procedura e emërimit të tij duhej të ishtë ndërprerë menjëhërë. Ligji e ka shumë të qartë se ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë”, tha Strazimiri.

Deklarata e plotë e de putetit Gent Strazimiri
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka ndodhur ajo që Partia Demokratike ka paralajmëruar shumë kohë më parë: vetingu ka mbajtur në sistemin e drejtësisë gjyqtarë dhe prokurorë në kundërshtim me ligjin, që i shërbejnë Edi Ramës për të mbajtur nën kontroll organet e reja të drejtësisë.
Prova më flagrante është emërimi si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë i prokurorit të Krimeve të Rënda Bujar Sheshi.
Dokumentat zyrtarë tregojnë se ai është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe për këtë fakt procedura e emërimit të tij duhet të ishte ndërprerë menjëherë.
Ligji e ka shumë të qartë: një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë.
Më konkretisht, kushti pengues ligjor parashikohet nga neni 105, ku thuhet se: “Kandidatët duhet të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit”.
Por përse për sigurimsin që në shkollë të mesme Bujar Sheshi, vija e kuqe e ligjit nuk ka funksionuar?
Si ka mundësi që ai aplikoi dhe kaloi vetingun me shpejtësi, pa u bërë verifikimi i figurës, siç e kërkon ligji?
Ka një përgjigje fare të thjeshtë per këto pyetje që me të drejtë mund t’i bëjë kushdo, që ka besuar tek reforma në drejtësi.
Bujar Sheshi nuk duhet të ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por Arta Marku e kualifikoi atë në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë, ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll.
Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë e ngarkon Arta Markun me përgjegjësi direkte, pasi në nenin 279 percaktohet se “Prokurori i Përgjithshëm verifikon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtarë te KLP-së.

1 25

2 25

3 18

bujar sheshi

Artikulli paraprakAh moj Ogerta, po zhytesh më thellë!
Artikulli tjetër“Rama po na rrënon ekonominë e vendit dhe atë familjare të gjithsecilit, është momenti që të zgjohemi”!