Basha ngushëllon familjen dhe qeverinë e Kosovës për humbjen e jetës së zvministrit Daci
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të zv.ministrit Daci, i cili humbi jetën ditën e sotme ndërsa ishte duke bërë ski në Brezovicë.
Në postimin e tij Basha shkruan se humbja tragjike e Arian Dacit ishte një humbje e madhe për gjithë Kosovën.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ngushëlloi familjen Daci dhe Qeverinë e Kosovës për vdekjen tragjike të zvministrit Arian Daci, djalë i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
“Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zvministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit”, shkruan Bashan ë një postim në rrjetin social.
Zëvendësministri i Diasporës në Kosovë ka humbur jetën mesditën e sotme si pasojë i një orteku të rënë në Brezovicë. Arian Daci, djali i Nexhat Dacit ka shpëtuar jetën e një personi që ishte nën dëborë, por fatkeqësisht ka humbur jetën e tij.
Daci me një aktivitet të gjerë politik, postimet e fundit në faqen e tij në Facebook, i kishte pikërisht nga puna.