Tre biznese janë grabitur gjatë natës në qytetin e Leskovikut. Policia po punon për kapjen e autorëve.
Autoret kanë thyer xhamat e dy lokaleve dhe një market nga ku kanë marrë orendi dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Policia tha se po punon për kapjen e autorevë të kësaj vepre ndërkohë që kujtojmë se përgjatë 3 muajve të fundit janë regjistruar plot 110 vjedhje.
Deri më tani asnjë nga autorët që kanë kryer këto vepra penale nuk është vënë në pranga.
Nuk është hera e parë që po ndodhin ngjarje të tilla gjatë fillimit të këtij viti.
Në Tepelene, Korçë, Tiranë e Pogradec ka patur ngjarjë të tilla të cilat e kane rritur shumë pasigurinë në vend.