Rama në përgjimet e dosjes së drogës, zbulohen mesazhet me Arben Ndokën dhe Çukon

Gazetari i kronikës ka publikuar një shënim në faqen e tij në Facbook ku shpjegon detaje nga dosja 339 e drogës. Sipas gazetarit Flamur Vezaj, në këtë dosje ka edhe përgjime ku është interceptuar Kryeministri Edi Rama, deputeti Taulant Balla dhe drejtues të tjerë të mazhorancës.
KM Rama ne pergjimet e dosjes “VOLVO 4”
Nga Flamur Vezaj
Në rrjetin e përgjimeve në dosjen “339” ose operacionin “VOLVO 4” ka rënë edhe Kryeministrit Edi Rama! Ky lajm konfirmohet nga burimet kofidenciale pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda! Ne dosjen me nr.339 që po hetojnë dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci rezultojnë se janë interceptuar biseda dhe mesazhe të Kryeministrit Edi Rama me ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko!
Keto mesazhe dhe biseda ndodhen në dosje të veçuara! Nuk dihet se çfarë përmbajtje kanë pasi hetuesit ndodhen në fazën e verifikimit të tyre, nëse përbëjnë interes për dosjen ose jo!
Burimet thonë se janë interceptuar edhe mesazhet e ish-deputetit Arben Ndoka me KM Rama dhe deputetë të ndryshëm të shumicës në vend!
Por jo vetem kaq, në dosje ka edhe biseda të ministrave, kreut të grupit parlamentar të PS-së T.Balla e shumë deputetëve të tjerë me dy ish-deputetët. Si dhe biseda të shumta të “supermenit” të bisedave telefonike Vangjush Dako me pjesetarët e grupit të trafikut të drogës!
Ftoj dy prokurorët Mara e Prençi që të reagojnë zyrtarisht me precedentin e njoftimit “Prela” se sa të verteta janë këto informacione të siguruara nga burimet kofidenciale!
#Vazhdoni_transparencen#

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërPas denoncimit të Berishës, gjyqtari Dvorani jep dorëheqjen nga kandidimi për kreun e Gjykatës Kushtetuese