Braçe po ve të besuarit e tij në super-strukturat e shërbimit shëndetësor

Konkursi për drejtuesit e katër Operatorëve Rajonalë Shëndetësore, super-strukturat që përmbledhin të gjithë institucionet e shërbimit shëndetësor e spitalor në 4 rajone, Tiranë, Durrës, Elbasan e Shkodër, duket se është i korruptuar që në gjenezë.
Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë këto ditë testimin për përzgjedhjen e personave që do të drejtojnë Operatorët. Por, burime të shumëanshme nga ky dikaster deklarojnë se fituesit e konkursit janë të paracaktuar.
“Boldnews.al” ka raportuar edhe më parë për emrat e paracaktuar që do të shpallen fitues në konkursin, me shumë gjasë fiktivë të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Një denoncim konkret ka ardhur edhe nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila, në një status në rrjetin social “Facebook” përmend emrat që janë paracaktuar për të drejtuar Operatorët Rajonalë Shëndetësore.
Albana Vokshi e konsideron farsën e këtij konkursi si “vijim i skandaleve të Ministres së Shëndëtësisë, Ogerta Manastirliu”.
Deputetja e opozitës shprehet se: “Pas paracaktimit të fituesit për Operatorin Rajonal të Shkodrës, ku drejtor do të emërohet Astrit Beci, i cili dha dorheqjen nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor pas denoncimit nga Partia Demokratike të skandalit të rimbursimit të ilaçeve në vitin 2015;
– Në drejtorinë rajonale të Elbasanit drejtues do të vendoset përsëri i paracaktuar Xhevahir Budani ndërsa
– në Drejtorinë Rajonale të Vlorës Zv. Kryeministri i ri po tenton me forcë të emërojë Perin Voglin, të besuarin e tij. Mjaft të kthehemi pak në kohë, kur në vitin 2017 Kryeministri Edi Rama e nxori Drejtorin e DSHP Lushnje, Perin Vogli, të 25 në listën e 100 Drejtorave të korruptuar.
Së fundmi, Rajoni i Tiranë rajoni më i rëndësishëm i vendit do t’i besohet një njeriu pa asnjë eksperiencë në shëndetësi por që ka besimin e Ministres.

Artikulli paraprakStudentët nisin një mënyrë të re për anullimin e ligjit të Arsimit të Lartë
Artikulli tjetërA e parandalon gripin Vitamina C?