Vendi është në prag të shpërthimit të një vle të gjërë protestash të cilat do të nisin me 4 Shkurt për të kulmuar më pas me datën 16 Shkurt me protestën e madhe në kryeqytet. Kryetari i PD, Basha ka nisur një tur takimesh me qytetarët nëpër qytete, ndërsa po shpalos edhe alternativën e opozitës për problemet më të mëdha me të cilat po përballet vendi. E ndërsa Basha është këto mes qytetarëve, ai që ka humbur fare nga objektivi i kamerave është kreu i qeverisë.
Njeriu që qëndronte deri edhe 8 orë para kamerave prej disa ditësh është zhukur nga sytë e opinionit. Duket se Rama po i trembet ofensivës së opozitës dhe deri tani nuk është e qartë se cila është startegjia e tij politike.
Opozita ka bërë të qartë se kërkon rrëzimin e Ramës dhe vendosjen e një qeverie të re pa Ramën, Kryeministër që do të sigurojë zgjedhje të reja dhe të lira. Çfarë do të bëjë Rama? Duket se ka nisur të bëjë gati dorëzimin që natyrisht nuk do të vijë Brenda një ore dhe brena një dite por pas një revolte të fortë popullore.