Studentët përzënë Erion Veliajn nga qyteti Studenti, përplasja e fortë (Video)

Një përplasje e fortë ka ndodhur në Qytetin Stuentëve mes studentëve dhe Kryetarit të Bashkisë, Veliaj. Kreu i bashkisë kishte mbërritur atje për të bërë propagandë në lidhje me kushtet e studentëve dhe projektet për ta, por ka hasur në një rezistencë dhe përplasje të fortë me studentët , të cilët i janë përgjigjur me thirrjet që të largohet nga Qyteti Studenti. Përplasja ka vazhduar për disa minuta dhe Veliaj është detyruar që të largohet nga ambjetet e Qytetit Studenti. Studentët vazhdojnë grevën duke bojkotuar mësimin në të gjitha auditoret e universiteteve.
Gjatë paradites, Veliaj nisi një takim fasadë në godinat 26-27 në Qytetin Studenti. Pasi e nisi takimin në mënyrë se si di vetë, me lajka dhe buzëqeshje, studentët e pranishëm aty i kanë rrëzuar gjithë propagandën.
Studentët dhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, Arbjona Çibuku dhe Evelina Dëma, u ngritën në këmbë dhe jo vetëm denoncuan gënjeshtrat e Veliajt për rregullimet e godinave, por edhe i kujtuan se është përgjegjësi kryesor për vrasjen e punëtorit 17-vjeçar Ardit Gjoklaj.
Arditi kishte ëndërr të vazhdonte studimet universitare, por grykësia e Veliajt dhe pronarit të firmës së plehrave i morën jetën.
Të bezdisur nga e vërteta, shoqëruesit e Veliajt ndërhynë me forcë, tentuan t’u merrnin celularët dhe në fund i nxorën jashtë studentet nga godina e mjerueshme ku ato banojnë.
Jashtë keqbërësit nga mjediset universitare!
Drejtësi për Ardit Gjoklajn!
Studentët e bashkuar kanë për të fituar!

Kur e verteta i perplaset fytyres Erjon Veliajt! Vrases dhe mashtrues!

Gepostet von Ina K. Zhupa am Mittwoch, 30. Januar 2019

Artikulli paraprakManchester United humb pikët e para, Solskjaer mbron zgjedhjet e tij
Artikulli tjetërKoncesioni i ri, si do zhvasë Veliaj qytetarët përmes komisioneve shtesë për parkimin, ia jep oligarkëve