Pasi kanë parashtruar kërkesat e tyre për ligjin e arsimit të lartë dhe disa të tjera vetëm pak ditë më parë Pedagogët e Tiranës kanë shkuar për një takim ne Ministrinë e arsimit
Ata pritet të takohen më Ministren e sapo emëruar të arsimit për të kërkuar realizimin e 5 kërkesave të tyre.
Ata në deklarimet e tyre kanë kërcënuar se nese nuk plotësohen kërkesat do të futen në grevë.
Disa nga kërkesat e pedagogëve
1- Mbështetje për kërkesat e studentëve
2- Kundërshtim për ligjin e arsimit të lartë dhe fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri
3- Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financere
4-Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese dhe miratimin e statusit te pedagogeve