Ja video e drekës së Dakos me organizatën kriminale, Avdylajt dhe 7 të dënuar

Video e drekës së Dakos me organizatën kriminale, Avdylajt dhe 7 të dënuar
Kanë dalë pamje të drekës së Vangjush Dakos me Avdylajt pas fitores së zgjedhjeve, të blera me paratë e krimit apo edhe presione.
Është deputeti i PD-së Ervin Salianji ai i cili i ka bërë publike pamjet në faqen e tij në Facebook.
Ja çfarë shkruan Ervin Salianji në Facebook:
Hareja e krimit! Triumfi i së keqes!
Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve.
Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!
Komunikimet dhe bisedat për takime me Dakon zënë fill në janar të vitit 2017 dhe shtrihen deri në shkurt të vitit 2018. Ato kanë si objekt probleme nga më të ndryshmet si dhe koordinimet për dreka mes tij dhe vëllezërve Avdyli.
Përgjimi 1 [datë 11 shkurt 2017]
Altin Avdyli: Ne me atë shokun jemi tuj hangër bukë, me Gjushin. Të hanën e patëm lanë të vish me e taku, megjithatë po e takoj me babën tat, Isakun.
I panjohur: Shife vetë o burrë, nuk ka problem, se vij unë nuk ka problem.
Altin Avdyli: Jemi me Astritin, të hanën e kemi lënë. Jemi te Maxhestiku me Gjushin t’u hangër një drekë.
Faximile Pergjimet
Bisedat e përgjuara kulmojnë para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku në një bisedë të publikuar më parë në media, Altin Avdyli flet për blerje votash.

Përgjimi 2 [datë 24 qershor 2017]
Altin Avdyli: Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…. 6 veta janë… thuaji Vangushit t’u japim ndonjë lek që të votojnë…
Dy ditë pas zgjedhjeve, Dako është përgjuar ndërsa kërkon takim me Astrit Avdylin, për të cilin thotë se donte ta falënderonte.
Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi vazhdimin e hetimeve për përfshirje të grupit Avdyli në krim elektoral apo në korrupsion në sektorë të ndryshëm të administratës. Në tetor 2018, prokuroria deklaroi se po hetonte edhe veprimtarinë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako-por pa specifikuar konkretisht se për çfarë.
Dako nuk i ka mohuar bisedat telefonike me vëllezërit Avdyli dhe i ka paraqitur marrëdhëniet me ta si të barabarta me qytetarët e tjerë që e mbështesin në zgjedhje.
I kontaktuar përmes telefonit, Dako refuzoi të komentonte mbi marrëdhëniet e shtrira në kohë me vëllezërit Avdyli, mbi ç’mënyrë ishte ndihmuar prej tyre në zgjedhje apo nëse në këmbim, u kishte ofruar atyre akses pranë bashkisë.
“Unë nuk jam marrë asnjëherë në pyetje nga Prokuroria”, tha Dako.
Përpara se të shfaqte interes për kryebashkiakun e Durrësit dhe procesin zgjedhor në qarkun e Durrësit, 45-vjeçari Astrit Avdyli po vuante një dënim me 16 vjet për vrasje në burgun e Shënkollit. Por ai ia doli të lirohej para kohe nga burgu përmes një vendimi të Gjykatës së Lartë, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me sëmundjen e “depresionit me tentativa suicidale”.
Avdyli u lirua në fillim të marsit 2016 dhe vetëm pak muaj më pas, u përfshi sërish në hetime për implikim në trafik droge.
Dako ishte zyrtari më i lartë, por jo i vetmi që kultivoi raporte të ndërsjellta me vëllezërit Avdyli.
Një numër zyrtarësh lokalë, të tillë si inspektorë të INUK, drejtues në bashki, të Sigurisë Portuale apo madje edhe të universitetit
“Aleksandër Xhuvani” në Durrës dyshohet se u kanë siguruar atyre akses për favore të llojeve të ndryshme.

Të dhënat hetimore tregojnë gjithashtu se bashkia e Durrësit është vetëm njëra prej zonave të influencës së grupit të dyshuar kriminal. Përgjimet e siguruara nga BIRN tregojnë përfshirjen e tyre edhe në zgjedhjet e Kavajës si dhe ato të qarkut të Lezhës.
Megjithatë, jo të gjitha transaksionet për votat kanë shkuar fjollë. Një telefonatë e përgjuar dy ditë pas zgjedhjeve, më 27 qershor 2017, të cilët hetuesit e çështjes e identifikojnë në zonën e Kavajës tregon jo vetëm blerjen, por edhe fotografimin e votës si dhe presionin për të kthyer paratë mbrapsht.
Përgjimi nr. 3 {datë 27 qershor 2017]
– Është filmue ajo punë, le tashi. Të më japë lekët mbrapsht Miri. Ka mbaru ai muhabet, ia ka dhënë Fred Markut….Tashi ne i japim lekët për me mbaru ato punë e hallet që keni, e jo me radhë lekë e mos me dhanë votën.
-Vallahi votën e kam dhanë, qafsha kalamajt.
-Ore, nuk e di Roshi, bëj gati lekët e kur të kalojë Shpëtimi sipër t’i japë lekët mbrapsh. Urgjentisht t’i japë lekët mbrapsht.
Rekrutimi i personazheve të krimit të organizuar në proceset zgjedhore fajësohet si një ndër arsyet kryesore për rrënimin e besimit për zgjedhje të lira në Shqipëri. Ekspertë të zgjedhjeve u bien kambanave të alarmit se roli i grupeve kriminale në disa zona specifike është tanimë edhe më i madh se ai i partive politike.
Një procedim i dytë i vitit 2016 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i cili mban numrin 184 po heton një numër drejtuesish të institucioneve kyç në Dibër si dhe persona me precedentë penalë për veprimtari të paligjshme, premtime për vende pune në këmbim të votës si dhe kanosje. Hetimi lidhet me zgjedhjet e 11 shtatorit 2016, që i dha mandatin kryebashkiakut socialist të Dibrës, Muharrem Rama.
Por njësoj si për dosjen 339/1, edhe ky hetim ka kaluar nëpër duart e disa prokurorëve, ndërkohë që orë të tëra me përgjime presin ende radhën për t’u transkriptuar.

Hareja e krimit! Triumfi i së keqes!Fitorja e zgjedhjeve festohet bashke me bandat, në Tetor në seancën e Kuvendit denoncova me emra dhe me video se si festohej vjedhja e zgjedhjeve.Vetëm në këtë tavolinë, 7 persona të dënuar dhe disa nê kërkim. Sot të provuar dhe në përgjime zyrtare të prokurorisë!

Gepostet von Ervin Salianji am Freitag, 1. Februar 2019

Artikulli paraprakRama mashtroi, reagon Departamenti i Shtetit: Berishës nuk i është anulluar viza
Artikulli tjetërHenze: Pse kemi besim tek programi i Bashës, do të ofrojmë asistencën gjermane për reformat