Basha bisedë me peshkatarët: Ja ku shkojnë paratë tuaj! Miliarda euro për 4-5 afera korruptive!

“Një remont në Itali na kushton 20-30 mijë euro. Me ligj e kemi njëherë në vit për ta bërë”, i tha një prej peshkatarëve në Shëngjin, kryetarit të opozitës Lulzim Basha që shkoi sot për të bashkëbiseduar me të.
“A mundeni ju? Si ia bëni”, i pyeti Basha.
“Po, ja e shtyjmë, tha njeri nga peshkaatrët. Shikojeni dhe infrastrukturën. Jemi shumë ngjeshur me njeri-tjetrin. Në një mot të keq, ne thyhemi. Flasim për anijet e mëdha të peshkimit, profesionale, kurse anijet e vogla janë me nga një person, janë të vetëpunësuar”.
“Pra, investimi në 4 shkallë jua përgjysmon koston e transportit ju”.
Peshkatari reagoi me shpejtësi: “Ne kërkojmë së paku, një shkallë, se katër janë luks i madh!”.
“Po pse qenka luks?!, iu përgjigj Basha. Sa para duhen? 2 milionë euro?! Po 21 milionë euro i merr Arben Ahmetaj për tre inceneratorë! Pa shkatërruar këtë sistem, harrojeni ju që mund të marrim masa të tjera. Ata duhet të kthejnë paratë e vjedhura të dalin para drejtësisë. A është peshkimi prioritet absolut?! Po, sepse ka mundësi punësimi. Bashkë me blegtorinë, bujqësinë, është prioritet. Ne e kemi prioritet dhe do ta keni këtë mbështetje dhe vëmendje financiare. Këto fonde ekzistojnë, por mungon vullneti.
33 milionë euro i jepen Vilma Nushit e Jani Karathanos dhe ka mundësi të mbështeten jo një, por katër shkallët e infrastrukturës për ju. Por duhet shkatërruar ky sitem që i ka nxjerrë qytetarët jashtë liste”.

Artikulli paraprakThirrja e Bashës nga Lezha: Të çlirojmë Shqipërinë nga e keqja më 16 Shkurt
Artikulli tjetërDenoncimi i pedagogëv: 400 milionë lekë për roje dhe siguri, 0 për kërkime shkencore