Ka nisur me debate seanca e sotme te komisioni i medias, ku ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, është thirrur për të dhënë shpjegime dhe informacione në lidhje me dhunën e ushtruar në ambientet e fakulteteve ndaj studentëve.
Vetëm ministri, ka kërkuar shpjegime se pse është thirrur, duke interpretuar nenin 80 të Kushtetutës, që në fakt flet për interpelancën, pavarësisht shpjegimeve ligjore që i paraqiti Albana Volshi, kryetarja e komisionit.
Replikat
Vokshi: Duhet ta kishit kuptuar para se të vinit. T’ia shpjegoj se është ministër i ri e mbase se ka kuptuar.
Lleshaj: Më thuaj nenin për të cilin me ke thirrur.
Vokshi: Duhet ta kishit kuptuar dhe s’duhet ta kishit bërë atë pyetje ose duhet ta kishim sqaruar se ne në komisionin tonë, jo vetëm që se paskeni lexuar dhe kuptuar para së të vini këtu, por nuk raportohet para ministrit se nuk jeni ministër privat. Mbase se kishit kuptuar që ju duhet të raportoni para parlamentit është detyrim kushtetues bazuar në nenin 23 dhe 102 të rregullores jeni këtu për t’iu përgjigjur pyetje për një shqetësim shumë të madh, se ata mbi ju apo nën ju kanë urdhëruar të ushtrojnë dhunë të paprecedentë.
Lleshaj: Thashë më thuaj vetëm një nen, neni 80 kërkon tre javë.
Milva Ekonimi: Po lëreni të flasë…
Kejdi Mehmetaj: O Albana, po ç’është kjo që i kërkon llogari deputetëve ministri duhet të përgjigjet.
Lleshaj: Më jepni 3 javë, kam afat 3 javë sipas nenit 80 të Kushtetutës.
Vokshi: Është për interpelanca, ju lutem përgjigjuni.
Lleshaj: Policia s’ka ushtruar asnjë dhunë.
Kërpaçi: Turp t’ju vijë ju deputet të mazhorancës që s’pranoni të justifikojë dhunën policore.
Lleshaj: Përball kushtetutës jemi të gjithë të barabartë. Kam afat tre javë për t’ju përgjigjur. Sa i përket çështjes suaj, pyetja juaj në fakt është përgjigje. Strukturat e Policisë nuk kanë ushtruar asnjë dhunë ndaj studentëve protestues. Nuk ka patur asnjë dhunë, përkundrazi. Këtu nuk ka mundësi që të përdor gjuhën e gabuar ndaj meje askush. Kam ardhur me bindjen se jam në një komision parlamentar.
Vokshi: Këtu nuk mund të kërcënoni asnjë deputet dhe të përdorni një gjuhë të papërshtatshme.
Lleshaj: Nuk kam ardhur për të parë film këtu. Unë kam ardhur të përgjigjem pyetjeve. Nuk bëj komentimin e videove.
Vokshi: Kush e dha urdhwrin për dhunë ndaj studentëve?
Lleshaj: Forcat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së studentëve. Nuk ka patur asnjë urdhër për dhunë ndaj studentëve që kanë marrë pjesë në protestën e muajit dhjetor. Policia ka qenë në shërbim të këtij qëllimi. Policët kanë ndihmuar që protesta të shkojë mirë dhe në fakt ka shkuar shumë mirë.