Kryetari i Partisë Demokratikem, Lulzim Basha ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut.
“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një ngjarje e madhe për rajonin tonë. Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë”, shprehet Basha ndërsa shton se në këtë arritje të madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbështetën dhe përcaktuan pa hezitim këtë arritje historike.
“Ndihem krenar që në këtë arritje të madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbështetën dhe përcaktuan pa hezitim këtë arritje historike”, përfundon Basha reagimin e tij.