E bleu energjinë me 34 euro kilovatin dhe ja shitën shqiptarëve me 49 euro, fitoi 4 milionë euro

Aferat korruptive dhe vjedhjet që u bëhen shqiptarëve nuk kanë të ndalur. Tani në sulm është hedhur e gjithë familja kryeministrore. Vjedh gruaja në njërën anë vjedh burri në anën tjetër.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka shpjeguar qartë skemën e vjedhjes së 4 milionë eurove nga familja Rama brenda 24 orëve me energjinë elektrike në Kuvend. Boshti i kësaj vjedhjeje është i preferuari i zonjës së Kryeministrit, Linda Ramës, emëruar në krye të OST-së.
“Kjo mazhorancë qëndron mbi vjedhjen dhe korrupsionin, – theksoi Berisha, nga foltorja e parlamentit dhe kërkoi vëmendje, përmes kamerave:
Qytetarë! Vetëm dhjetë ditët e fundit, brenda 24 orëve, klani i Edvin Kristaq Ramës vodhi në KESH, 4 milionë euro në 24 orë!
Siç thotë Komisariati i Energjisë në Vjenë, njerëz të afërt të kryehajdutit të vendit, blenë në kompaninë shqiptare, blenë energji. Tek kush? Tek akrabaja i familjes Rama, i emëruari dhe i preferuari i zonjës Basha: Ardian Çela.
Në fakt e blenë energjinë tek KESH-i dhe ia shitën Ardian Çelës. E blene 34 euro kilovatin dhe ua bleu, Ardian Çela, hajdutëve të Edi Ramës dhe për Edi Ramën, me 49 euro kilovatin.
Në 24 orë, nga ujërat e këtij vendi, nga digat e këtij vendi, nga sistemi i transmetimit, sistemi i shpërndarjes, kompanitë e lidhura me kryeministrin, vodhën 4 milionë euro. Kjo është vjedhja e fundit.”

Artikulli paraprakProtesta në Himarë, banorët paralajmërojnë Ramën
Artikulli tjetërTë gjithë zërat e çojnë te Juventusi!