Denoncimi i pedagoges: Dy patrulla policia ‘mësynë’ Fakultetin, ja çfarë raportuan në radio

Studentët dhe pedagogët vijojnë protestën kundër qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre si dhe anulimin e ligjith “Për Arsimin e Lartë”.
Ndërsa vijon bojkoti në Fakultetin Histori-Filologji, ditën e sotme mësohet se dy patrulla në harkun kohor prej 20 minutash, kanë patrulluar në këtë fakultet, madje njëra prej tyre ka raportuar në radio sikur bëhet mësim.
Lajmi është bërë i ditur nga pedagogia Raimonda Nelku, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet:
“Policia e shtetit, në vend që të kujdeset për rendin dhe të merret me kriminelët, patrullon sot në Fakultetin Histori Filologji. Dy patrulla brenda 20 minutash. Madje njera nga patrullat raportoi në radio i rrethuar nga bojkotuesit se, këtu bëhet mësim. Sa keq, ne vend që të ndjekin krimin, mbajnë në mbikqyrje studentë e pedagogë që janë aty në të drejtën e tyre, a thua se për këtë paguhen nga taksapaguesit e vendit”.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë e pranisë së forcave të policisë në ambientet e fakulteteve.

Artikulli paraprakBanorët e Tiranës u bashkohen aktorëve te Teatri: T’i rrëzojmë njëherë e mirë këta hajdutë!
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e Dash Shehit: Si i vijnë në ndihmë sunduesit Edi Rama ato “30 gocat me kufje”…