Vrasësi i katër policëve në prag të lirimit me urdhër të Ramës, PD: Kjo është drejtësia e rilindur

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin. PD thotë se Dajti është lënë sot praktikisht i lirë nën kujdesin e plotë të Edi Ramës.
Sipas PD, drejtësia e rilindur e Edi Ramës dekurajon çdo punonjës të rendit të luftojë krimin e organizuar. Më tej PD thekson se mesazhi është i qartë. “Jo vetëm që Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin dhe të çojë prapa hekurave bandat, por me drejtësinë që ai kontrollon, bandat bëjmë festë!”
Daklarata e plotë e PD
Dritan Dajti, qeveria, drejtësia dhe krimi janë ortakë me njëri-tjetrin!
Një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri, vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, është lënë sot praktikisht i lirë nën kujdesin e plotë të Edi Ramës.
Drejtësia e re që ndërtoi kryeministri i mandateve të blera nga krimi, ka vendosur që vrasësi i 4 policëve të mos dënohet me burgim të përjetshëm për çdo polic të vrarë, siç ishte vendosur përpara se Gjykata e Lartë e Edi Ramës ta kthente çështjen për rigjykim.

Duke mbrojtur një nga kriminelët më të tmerrshëm, vrasës me pagesë, gjobëvënës, në krye të listës së te shumëkërkuarve deri në 2009-ën, drejtësia e rilindur e Edi Ramës dekurajon çdo punonjës të rendit të luftojë krimin e organizuar.
Me vendimin e drejtësisë së reformuar të Edi Ramës, vrasësit të 4 policëve gjatë operacionit për arrestimin e tij, i kanë mbetur më pak se 10 vite burg. Tani, atij i duhet të gjejë një Vangjush Dako për të garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve.
Mesazhi është i qartë. Jo vetëm që Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin dhe të çojë prapa hekurave bandat, por me drejtësinë që ai kontrollon, bandat bëjmë festë!
Dritan Dajti është rasti më i freskët i listës së gjatë të vrasësve, trafikantëve, gjobëvënësve dhe kriminelëve më të rrezikshëm të liruar gjatë qeverisë së Edi Ramës!
Hakmarrja për Drejtësi; Banda e Durrësit; Banda e Lushnjës; Trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë.
Këta jo vetëm janë të gjithë jashtë qelive të burgut, por bëjnë biznes si njerëz të nderuar të shoqërisë, pa iu prekur as qindarka nga pasuria kriminale.
Partia Demokratike dënon me ashpërsi përpjekjet e Edi Ramës për t’i dhënë zemër krimit të organizuar me të tilla vendime të turpshme gjykatash shërbëtore të këtij sistemi që shqiptarët do ta shembin në 16 Shkurt!

Artikulli paraprakVendimi për Dritan Dajtin/ Gazetarja: Pres hakërrimin e ministrit që as i bëhet vonë se sa vlen jeta e një polici
Artikulli tjetërGjykata e Faktit e kishte dënuar me 4 dënime të përjetshme, Rama shpëton vrasësin e policëve