Protesta/ Dash Shehi: Të huajt mos të shqetësohen fare! Një plan kemi, planin A, të largojmë Edi Ramën

Protesta e opozitës më 16 shkurt do të zgjasë deri në rrëzimin e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit dhe formimit të një qeverie trazitore. Aleati i PD-së, Dashamir Shehi, shprehet se, kjo demonstratë do të jetë edhe një sfidë për opozitën që të masë forcën dhe rezistencën e saj.
“Një plan kemi, planin A, të largojmë Edi Ramën. Do rezistojmë deri kur të largohet ky pastaj koha do të tregojë nëse jemi të fortë për ta bërë këtë punë apo…”, tha Dashamir Shehi në një intervistë për ora neës.
Lidhur me thirrjet e ndërkombëtarëve se opozita duhet ta zhvillojë betejën në Parlament, kreu i LZHK-së sqaron se detyra e opozitës është të jetë si në sallë ashtu edhe në krah të qytetarëve në rrugë.
“Të huajt mos të shqetësohen fare. Ne jemi në parlament por ne do të shkojmë edhe në rrugë në këtë demonstratë”, u shpreh Shehi.
Kreu i LZHK Dashamir Shehi nuk beson se do të përsëritet çadra, pasi marrëveshja e 18 majit sipas tij është një dështim i opozitës.

Artikulli paraprakKë shantazhon Dritan Dajti dhe kush i ka dalë garant ta lirojë?
Artikulli tjetërProtesta! Banorët e Laknasit, 6 ditë afat Ujësjellësit Tiranë!