Modeli i qeverisë ka çuar në degradim dhe krizë ekonomike në universitete, e gjithë barra ra mbi studentët

Mark Marku, pedagogu i Gazetarisë ka folur ditën e sotme në Komisioni e Edukimit dhe Medias në një seancë dëgjimore ku ka shpjeguar edhe pse pedagogët mbështesin studentët. Sipas Markut, Asamblet janë mbledhur dhe kanë kërkuar shqyrtuar disa kërkesa. Ata kanë mbështetur kërkesat e studentëve dhe kanë arritur në përfundimin se ligji I arsimit të lartë ka akumuluar problem.
Nuk ishim dakort që në fillim që ky ligj të miratohej dhe spot jemi përball një fakti të kryer ligji u iratua dhe sot pas 4 viteve kemi këto rezultate.
Pedagogët që kanë mbështetur këtë kauz të studentëve nuk janë persona që kanë një interes personal por janë individ që kanë një lidhje të ngushta me universitetin dhe kan një karrier dhe një jetë që punojnë aty.
Sipas Markurt ekonomia dhe autonomia në universitete janë dy nga faktorët të cilët kanë sjellë problem të dukëshme.
Modeli ekonomik i fomësuar nga qeveria ka çuar në këtë fazë degradimi dhe krize ekomnomike universitete. Nuk u rrit buxheti ekonomik si u parashikua dhe e gjithë barra ra mbi studentët.
Një problem tjetër është edhe autonomia. Në universitet kanë shkelur autonominë financiare dhe jo vetëm.
Pjesa më e madhe e buxhetit shkonë te qeveria dhe 5 agjensitë e krijuar ashërbejnë për qeverinë.
Mark Marku deklaroi se Pakti për Universitetin nuk e zgjidh krizën.
VKM e pezullojnë totalisht autoniminë e universiteteve si dhe liritë akademike, shtoi ai ndër të tjera.

Artikulli paraprakPampuri: Më 16 Shkurt të gjithë bashkë të largojmë Edi Ramën që nesër të mos ketë viktima…
Artikulli tjetër70 milionë euro për 16 km rrugë! Shehaj denoncon vjedhjen me koncesionin e ri