The Guardian ka publikuar një tabelë se si agjencitë e vlerësimit Fitch, Moody’s dhe S&P rendisin secilin vend, përfshirë Shqipërinë dhe shtete të tjera të rajonit. Aktualisht S&P dhe Moodys e kanë vlerësuar Shqipërinë me B1. Ky klasifikim e vendos Shqipërinë në vendet me risk të lartë të pagimit të borxhit. Të dyja agjencitë, S&P dhe Moody’s, tregojnë për një prespektivë të qëndrushme. Në fakt të gjithë vendet e rajonit janë në zonën e kuqe, ku disa renditen më mirë dhe disa më keq nga Shqipëria. Maqedonia vlerësohet me BB nga S&P dhe BB+ nga Fitch, me perspektivë stabël nga të dyja. Bosnja vlerësohet B nga S&P dhe B3 nga Moody’s, me perspektivë stabël. Mali i Zi ka vlerësimin BB- nga S&P dhe Ba3 nga Moodys, perspektiva stabël. Serbia vlerësohet me BB-, me perspektivë negative. Ekonomistët kanë parashikuar se si Mbretëria e Bashkuar do të humbte renditjen e lakmuar të kredive AAA këtë vit. Phillip Inman ka diçka më tepër për të shtuar në lidhje me këtë ngjarje, ku ai shkruan:
“Shumë ekonomistë parashikojnë të paktën një nga tri agjensitë kryesorë të klasifikimit të kredive, Moody’s, Fitch dhe S&P, që kanë shpallur Mbretërinë e Bashkuar si një vend me risk të lartë të huadhënies në përgjigje të masave shtrënguese që do të zgjasin për tetë vite, duke filluar që në 2018. Vitin e fundit, Anglisë i ishin përcjellë paralajmërimet nga Fitch kur perspektiva e klasifikimit të kredive dukej negative, duke u bërë agjencia e dytë që vendoste renditjen e riskut AAA pas Moody’s që pati bërë të njejtën lëvizje.” Në të njëjtën kohë të ndryshimit të perspektivës Së Anglisë në negative, Moody’s bëri një seri rregullimesh që përfshinte uljen në renditje të vendeve si Italia, Malta, Portugalia, Slloveni, Sllovaki dhe Spanjë. Vetëm disa ditë më parë Moody’s dha vlerësimin negativ në obligacionet qeveritare të Qipros, duke i ulur ato në renditje nga BA3 në B3.