Armand MAHO
Arjan Çani, e shikon. Po t’i dalësh kundra larvat egërsohen, shndërrohen në qen të tërbuar. Janë pikërisht ata që i ke ftuar nëpër studio Çani, ata që kërkonin vëmendjen, të ishin kudo… Dhe ti nuk ngurroje Çani, vetëm se sot i ke të veshur me pushtet, atëherë ishin larva të sapodala, dhe ti kush e di mendoje se do bëheshin flutura. Po larvat larva ngelen, në karakter. Se dhe ta kthesh personale një debat parimor, që ka të bëjë për ata që menaxhojnë taksa, tregon se s’je gjë tjetër vetëm se një zvarranik që ushqehesh me çfarë të gjesh… Duhet ta kesh parasysh se mentaliteti skllavit nuk ndryshon për padronin, sado të flasim ti, unë apo shumë të tjerë. Të frustuar, të rrahur si këlyshët bastard kur i braktis bushtra rrugëve, dhe nën efektin e drogës, nuk ngurrojnë të përdoren si kamikazë. Bëre thirrje për rrëzimin e shefit të tyre dhe ata që dikur i konsideroje larva, u tërbuan. Të hapën librin e shtëpisë, e s’të lanë gjë pa thënë. Sepse ky pushtet është pushtet larvash, homoseksualësh, të droguarish e provincialësh, proletarësh modernë që s’kanë as shtëpi e as katandi, që s’kanë gjë për të humbur, prandaj i shkrehin bateritë kundër teje pa ju dridhur qerpiku Arjan, atje ku nuk mendohet tek nëna, fëmija…sepse e dinë që veç injorimit si hyn gjemb në këmbë… Se ti vëlla ke shumë për të humbur… Tja bënte dikujt tjetër do e kishte bërë ta shihte dritën e diellit nga vrimë e b… Arjan…
Por mos u mërzit, larvat atë punë kanë, ta shohin botën nga poshtë përmes errësirës, ose përmes ndonjë fije drite që ia mundëson ardhja në metropol. Por mos harro në promovimin e tyre ke faj dhe ti. E mban mend për sa kohë ishe “burrë i mirë” të vinin në krye të sofrës! Të thurnin hosana, lëshoheshin ushtritë e servilëve të të mbanin xhaketën dhe larvat ishin në dispozicion të dëshirave të tua… Sepse ti sipas mendësisë së tyre ishe burrë i mirë. Për sa kohë promovoje të gjatin dhe pjellën e tij politike vilajetin… Sot u prishe me ta dhe ata s’të falin, sepse s’dalin dot nga mendësia e diktatorit, dhe përdorin larvat, siç përdorte Sigurimi i Shtetit gratë tallagjare të lagjeve për të baltosur ata që ishin kundër tij… Atëherë e bënin me llafe lart e poshtë dhe derë më derë, sot e bëjnë me FB, dhe portale që nxitojnë të t’i paraqesin si gjetje, si vlera. Mënyra është e ndryshme, parimi është njësoj…
Unë jam një nga ata që me raste mund të kem pasur rezervat e mia për emisionin tënd, por kur kam folur kam folur në parim… Si unë ka shumë të tjerë që e mendojmë sipas mendjes tonë… Por se mendojnë ashtu larvat ata mendojnë si shefi! Ata godasin poshtë brezit dhe përgojojnë njerëz që su kanë asnjë borxh.. Mos u mërzit vëlla, mirë se vjen në botën reale ku jo çdo gjë është Zonë e Lirë.