Superkompjuteri bën parashikimin, zbuloni ekipin fitues të Premier League

Ndryshe nga një vit më parë, Premier League është kthyer këtë sezon një kampionat i dueluar, me rivalitet dhe ndeshje spektakolare. Ndërkohë që ka nisur faza më interesante e sezonit, ku beteja për titullin kampion është e fortë, superkompjuteri ka bërë parashikimin e tij se kush do të triumfojë në fund.
Aktualisht, Manchester City dhe Liverpool kanë pikë të barabarta në renditje, me “qytetarët” që udhëheqin falë diferencës së golave. Gjithsesi, “reds” kanë një ndeshje më pak. Superkompjuteri ka analizuar të gjitha ndeshjet e mbetura dhe në fund ka bërë parashikimin.
Rezultati përfundimtar thotë se kampion do të shpallet ekipi i Liverpool, ndërsa Manchester City do të renditet në vendin e dytë. Në podium ngjitet edhe Tottenham, i treti, ndërsa vendin e katërt dhe të fundit që të kualifikon në Champions League e siguron Manchester United.
Në Europa League do të shkojnë Arsenal dhe Chelsea, që sipas superkompjuterit do të renditen respektivisht në vendet 5 dhe 6.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e deputetit: Ka filmime të tjera të policit pervers! Kërcënoi dhjetra gra, i regjistronte dhe…
Artikulli tjetërMaskarada me drejtësinë politike, Rama shpëton Tahirin nga hetimi i SPAK