Mbështetje nga Londra për protestën më 16 shkurt!

Shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Londër së bashku me kreun e degës së PD Naim Hasani kanë zhvilluar një aktivitet përpara Parlamentit Britanik në shenjë solidariteti dhe mbështetje për protestën e qytetarëve shqiptarë të mbështetur nga Partia Demokratike e cila do të mbahet më 16 shkurt. Dega e Partisë Demokratike në Britani, zhvilloi një aktivitet simbolik, përpara Parlamentit Britanik, në shenje solidariteti nga Londra me protestën masive, paqësore dhe demokratike të thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe lideri i opozitës z. Lulzim Basha në Tiranë ne datën 16 Shkurt 2019. Kreu i degës së PD, Naim Hasani në fjalën e tij tha: -”Ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm në Shqipëri dhe diaspore kudo qe janë, ti bashkohen kësaj proteste.
Shumica dërrmuese e shqiptarëve ka mjaft arsye për ti thënë JO, shkatërrimit të demokracisë, largimit masiv nga trojet shekullore dhe shuarjes totale të shpresës tek rinia shqiptare, nga Rilindja dhe qeverisja me bandat dhe krimin, kundër uzurpimit të parlamentit shqiptar nga elemente të rrezikshëm kriminale dhe oligarkë, kundër fenomenit te turpshëm të shitblerjes se votës me paratë e krimit, me pasoja shkatërrimtare për rendin demokratik ne Shqipëri.
Një kronike të zgjeruar te këtij aktiviteti sensibilizues, në mbështetje të protestës se 16 Shkurtit do ta ndiqni edhe në media.# Shqipëria Ngrihet”.

51616476 349070172487900 6669132467410042880 n

Artikulli paraprakPaloka zbulon ku do të jetë Rama më 16 shkurt!
Artikulli tjetërPse Rama shqetësohet për uljen e taksave nga PD!