Rama do ja mbathë të shtunën nga frika e protestës , ndërsa mësohet edhe vendi se ku do të fshihet. Ai do ja mbathë me qindra kilometra nga Tiranë për të kërkuar strehim në Vlorë.
Ndërsa opozita pritet të protestojë më 16 shkurt, kryeministri Edi Rama duket se nuk do të jetë në Tiranë ditën e shtunën. Kreu i qeverisë, mësohet se do të qëndrojë në Vlorë, ku do të marrë pjesë në takimet publike në kuadër të turit “Bashkia që duam”.
Axhendën, por edhe vendndodhjen e kryeministrit më 16 shkurt e ka zbuluar ish ministri Damian Gjiknuri në një postim në facebook.
“Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të Shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit.” –shkruan Gjiknuri në profilin e tij në facebook.
Me turin e takimeve të parashikuar në Vlorë, duket se nënkryetari i PD, Edi Paloka i cili sot e spërkati me bojë kryeministrin, veprim për të cilin tha se është fillimi i 16 shkurtit, ka fituar edhe ‘bastin’ për vendndodhjen e tij ditën e protestës. Përmes një postimi në facebook, Paloka shkruante se me date 16 shkurt Rama ose do te jete jashte ose do te shkoj ne Vlore.