Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, i cili shprehte shqetësimin e tij për situatën e demokracisë dhe blerjes së votës në Shqipëri, duke mbështetur haptazi opozitën.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha duke cituar deklaratën e Daul, shkruan se, reagimi i zyrtarit të lartë europian vjen në prag të cunamit mbarëpopullor kundër qeverisë dhe si mbështetje e fortë për PD-në dhe opozitën shqiptare
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Mbeshtetje e madhe per opoziten ne prag te 16 shkurtit!
Jozef Daul, Presidenti i PPE: Të drejtat e opozitës duhen respektuar,
Shqetësuese demokracia në Shqiperi, blerja e votave, e papranueshme!
Te dashur miq, ne prag te cunamit mbare popullor kunder regjimit te kakistokracise, nje mbeshtetje e madhe dhe e fuqishme i vjen PD dhe opozites shqiptare nga Presidenti i Partise Popullore Europiane, Jozef Daul, i cili deklaron sot se:
“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme. Të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen. Nevojiten më shumë përpjekje në luftën krimit dhe korrupsionit, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”.
I am concerned about the state of #Albania’s democracy. Any future #elections must be free & fair, buying votes is unacceptable. Rights of opposition must be respected in parliament. More efforts needed to fight crime & corruption, including implementing the decriminalisation law.