Presidenti i Interit: Icardi nuk ka për ta veshur kurrë atë fanellë

“Nuk kemi për ta shitur kurrë Icardin tek Juventusi”. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga presidenti i Interit, Steven Zhang, që ka ndërhyrë në lidhje me situatën e ndërlikuar ku ndodhet aktualisht sulmuesi argjentinas. Sot është zhvilluar asambleja e ortakëve të klubit zikaltër, ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti.
“Mendojmë se ai do të vazhdojë të luajë dhe të rritet bashkë me ne. Ne e konsiderojmë si pjesë të familjes tonë”, tha më tej Zhang, që pranoi se me Juventusin mund të bëjë shkëmbime të ndryshme lojtarësh në të ardhmen.
“Në futboll asnjëherë nuk i dihet, por nuk më pëlqen që të flas për emra të përveçëm lojtarësh dhe për ekipet e tjera. Juventusi po bën një sezon të mirë dhe nuk dua të krijoj konflikte me asnjë klub tjetër. Objektivi ynë është të rritim niv elin e Interit, futbollit italian dhe atij europian”, tha Zhang.

5bd2ec32d4daf b8e40411f495344742c7bbcf3edca4f82458

Artikulli paraprakKryemadhi kërkon ndjesë: E meritova gazin helmues se e bëmë Ramën Kryeministër në 2013
Artikulli tjetërPavarësia e Kosovës, banderola e tifozave të Bursasporit në stadium: Serbia është Kosovë!