Mediat amerikane jehonë djegies së mandateve

Djegia e mandateve nga opozita shqiptare ka bërë menjëherë jehonë në mediat e huaja. Rrjeti amerikan Fox News raportoi vendimin e Partisë Demokratike për të djegur mandatet dhe për të mos u futur në parlament.
“Ligjvënësit opozitarë planifikojnë të largohen nga parlamenti shqiptar”, ishte titulli i shkrimit në faqen online. Në shkrim bëhet një paraqitje e situatës ku thuhet se partitë opozitare kanë vendosur të lënë mandatet e tyre në parlament.
Fox News citon kreun e PD-së Lulzim Basha që kërkoi një qeveri transitore e cila do të organizojë zgjedhjet e parakohshme. Në shkrim paralajmërohet edhe protesta që opozita do të mbajë të enjten përpara parlamentit.
“Basha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, vjedhje të votave duke anashkaluar drejtësinë dhe sistemin gjyqësor”, thuhet në shkrim.
Fox News citon edhe zv.kryeministrin Erion Braçe që e quajti këtë një “lëvizje të parëndësishme”.Sipas Braçes, demokratët nuk duan që të largohen gjyqtarët e korruptuar.

Artikulli paraprakPavarësia e Kosovës, banderola e tifozave të Bursasporit në stadium: Serbia është Kosovë!
Artikulli tjetërSurpriza e zgjedhjeve në PE, sondazhi: Merkel dhe Salvini, mbështetjen më të madhe, e majta pikiatë