Basha: Hapi i parë, largimi i Ramës dhe arrestimi i politikanëve që janë kapur duke vjedhur votat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se, nuk ka kthim mbrapa lidhur me vendimin unanin të marrë dje nga Grupi Parlamentar i PD për djegien e mandateve.
Deklarata u bë pas takimit të Bashës me Bujar Nishanin, kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së për zyrtarimin e këtij vendimi sipas statutit të PD-së. “Nuk ka kthim mbrapa. Nuk do të ketë më parlament fasadë”, tha Basha.
Basha ka sqaruar për mediat se çfarë do të thotë qeveri tranzitore e kërkuar prej opozitës me djegien e mandateve, si dhe cilat janë prioritetet që parashikon ajo.
Basha tha se hapi i parë i kësaj qeverie nis me largimin e kryeministrit Rama dhe më pas me arrestimin e politikanëve që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve.
“E para dorëheqja e Ramës dhe hetimi i tij. Detyrë të parë e qeverisë tranzitore detyrë të parë ka të arrestojë politikanë për vjedhje votash, pra qeveria duhet të mundësojë që të mos ketë asnjë ndërhyrje politike për mos arrestimin e tyre, Vangjush Dakon se u kap duke vjedh vota. Damian Gjiknuri me Ymer Lalën në Dibër, ata që kanë vjedh votat me Shullazët, Habilajt, Taulant Balla ndryshe sdo të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Në burg duhet t’i çojë drejtësia, por na duhet një qeveri që nuk e pengon drejtësinë të bëjë detyrën e saj. Hapi i parë është dorëheqja e Ramës dhe nuk ka e nuk do të ketë asnjë negociatë”, u shpreh Basha, duke shtuar se me djegien e mandateve nuk do të ketë më parlament fasadë.

Artikulli paraprakRevolta/ Qytetarët bllokojnë rrugën në Lezhë, detyrojnë Ramën të kthehet mbrapsh
Artikulli tjetërRama devijoi rrugën pas bllokimit nga qytetarët, deputetja: Hajduti dhe mashtruesi ka frikë të përballet