Basha përkujton 20 shkurtin: 28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përkujton 20 shkurtin e vitit ’91 të rrëzimit të bustit të diktatorit duke bërë një paralelizëm ndërmjet rezgjimit komunist dhe qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Në postimin e tij në Facebook, kreu i PD shkruan se, çdo ditë është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit.
Postimi i plotë i Bashës
Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”!
28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.
Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës.

52602268 2278246112226557 4522733878472867840 n

Artikulli paraprakDenoncimi: Kushërira e Gjushit bllokon rrugën e banorëve dhe i bën presion stafit në bashki
Artikulli tjetërKthehet tritoli në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një banesë