Kryetari i PD, Basha deklaroi para qinra qytetarëve të mbledhur përpara selisë së PD se Këshilli Kombëtar i PD ka votuar në mënyrë unanime për djegien e mandateve të deputetëve. “I bindemi urdhërit të sovranit”, tha Basha duke deklaruar se vendimi vjen pas kërkesës popullore për të mos qenë pjesë e këtij regjimi. Vendimi i marrë sot është fillimi i një beteje”, tha Basha.
Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshilit Kombëtar të Partisë Demokratike, e cila ishte thirrur nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe vjen në një kohë kur opozita ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve.
Në këtë mbledhje u vendos unanimisht djegia e mandateve të deputetëve ç’ka i hap rrugë zhvillimeve politike mjaft domethënëse dhe njëherësh të pazakonshme në vend.
Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për hapat në vijim që do të ndjekë opozita, duke marrë parasyshë se për ditën e nesërme është paralajmëruar edhe një protestë e madhe përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë,
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se Këshilli Kombëtar i PD-së votoj unanimisht për djegien e mandateve.
Më tej gjatë fjalës së tij Basha ftoi të gjithë qytetarët që nesër të marrin pjesë në protestë në orën 10 para Parlamentit, i cili theksoi se ky vendim është vetëm fillimi i një beteje.
‘Kam nderin dhe privilegjin tu bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar të PD-së për djegien e mandateve parlamentare me efekt të menjëhershëm. Kurrë më në Shqipëri mos të vendoset një regjim tjetër diktaorial. Kurrë më kushtetuta ligjet të drejtat themelore të njëriut të mos shkelen. Vendit ti rikthehen zgjedhje të ndershme dhe Parlamentit të jetë tempull i demokracisë. Ne e hedhim këtë hap për të ringritur institucionet e kapura nga krimi. Në nuk kemi rrugë tjetër dhe zgjedhur ti bindemi urdhërit të sovranit.
Vendimi i marrë sot është vetëm fillimi i një beteje. E di se këtë betejë të madhe ne të gjithë bashku do ta fitojmë për Shqipërinë, demokracinë për Evropën, SHBA. Do ta fitojmë për të sotmen e për të ardhmen.
Ju ftoj në protestën e nesërme në orën 10 para kuvendit të Shqipërisë, i cili një orë e më parë do ti kthehet shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë, zoti i bekoftë shqiptarët.”- u shpreh Basha.