Skandali i paralajmëruar ditë më parë, rrezikon të godasë rëndë kredimarrësit dhe qytetarët shqiptarë, pasi qeveria ka vendosur të çojë në Kuvend ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile, të cilat parashikojnë konfiskimin e shtëpive për ata, të cilët shfaqin vështirësi financiare në pagimin e kësteve të kredive. Sipas ndryshimeve, citon Boldnews, Gjykata do të lëshojë urdhrin e ekzekutimit bazuar mbi dokumentet e depozituara, në seancën këshillimore pa praninë e kërkuesit. Deri këtu situata duket normale, por në ndryshimin tjetër del një problem i rëndësishëm, i cili ka të bëjë me faktin që kushtet penale kontraktuale do të vazhdojnë të aplikohen për kredimarrësit edhe pas lëshimit të urdhrit të ekzekutimit si dhe vënies në ekzekutim të detyrueshëm nga zyrat përmbarimore. Një parashikim i tillë në ligj bie ndesh edhe me parimet e zgjidhjes se kontratave, pasi në këtë mënyrë kontrata e kredisë do të sjellë efekte për kredimarrësin edhe pas zgjidhjes së saj, pra, pas lëshimit të urdhrit të ekzekutimit. Në këtë mënyrë, kredimarrësi do të përfshihet në një rreth vicioz që supozohet se në rast se do të paguajë me këste pas nisjes së procedurave nga zyrat përmbarimore do të mund të shlyejë veç penalitete dhe interesa për shkak të vonesave, ndërkohë që me koleteralin sipas parimit të vlerësimit me 30% të vlerës së përcaktuar nga Enti i Banesave nuk do të mund të shlyejë më shumë se një pjesë të vogël të detyrimit. Skandali vazhdon më tej, kur qeveria hoqi nga faqja e saj zyrtare projekt vendimin për ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile pas publikimit të projektit nga Boldnews. Nuk dihet ende, nëse deputetët do të votojnë pro apo kundër, por e sigurt është që oligarkët e bankave e kanë kapur fort qeverinë, ndërsa nuk ka ende asnjë reagim nga opozita. Ndoshta oligarkët e bankave e kanë kapur edhe opozitën. Një skemë e tillë do të sjellë me mijëra plagë sociale dhe humbjen e shtëpive për qytetarët shqiptarë.
Kryesore
Continue to the categoryBasha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit:...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit.
Basha e vlerëson Repishtin si një mbrojtës të...