Banorët e Astirit thirrje Ramës: Largohu përpara se të detyrojmë me forcë…

Banorët e Astirit kanë dalë sërish sot në protestë duke bllokuar edhe rrugët për të mos lejuar zbatimin e projektit për vijimin e punimeve në ndërtimin e Unazës së Madhe. Ata protestojnë prej 111 ditësh duke kërkuar anullimin e projektit dhe tanimë edhe largimin e Edi Ramës.
Sipas tyre, Rama ka lejuar që të abuzohet me tenderat si dhe po bashkëqeveris me krimin dhe oligarkët dhe nga ana e tjetër don t’ju prishi banesat banorëve pa dashur që ti dëmshpërblejë.
Protestës së tyre i është bashkuar si çdo natë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen përpara se situata të dalë jashtë kontrollit.
Mosdorëheqja e Ramës, sipas Balliut, çon drejt një situate që mund të dalë jashtë kontrollit.
“Mos lejo që të dalë situata jashtë kontrollit sepse çdo gjë e ka një limit. Sepse nëse nuk tërhiqesh nuk do t’ju japësh mundësi qytetarëve përvecçe të të marrin zvarrë dhe të të nxjerrin në rrugë. Nuk mund të merremi më me mashtrimet e Edi Ramës, jetojmë në një kohë dramatike për ekonominë duke qenë se situata e përgjithshme në vend është e tillë. Është koha që ta shporrim sepse nuk mund të presim më nga ky i paaftë, ndaj ai të largohet përpara se ta detyrojnë me forcë qytetarët shqiptar”, deklaroi Balliu përpara banorëve të Astirit.
Ai tha gjithashtu se opozita dhe qytetarët e thjeshtë janë një, të gjithë shqiptarët kanë vetëm një armik, dhe ai është Edi Rama, shtoi më tej Balliu. “Të enjten përpara Parlamentit. Nuk do ta ndalojmë për asnjë minutë protestën deri në rrëzimin e Edi Ramës”, deklaroi i vendosur Klevis Balliu.

Artikulli paraprak“La Liberation”: Rama ka dështuar, protestat, rruga ndaj krimit e korrupsionit
Artikulli tjetërLoja e mandateve apo sistemi në lojë