Gazetari Basir Çollaku e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u përfshi në debate me ish-shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Gazetari iu drejtua Klosit se, edhe ti je përfshirë vetë në fushatë elektorale. Ke arkivin tënd. Ke bërë atë që nuk duhej bërë.
Pjesë nga diskutimet
Klosi: Dëgjova kryetarin e PD që tha do ta arrestojnë. Nuk është hera e parë. Më duket e paarsyeshme që një kryetar partie del dhe thotë çfarë po bën prokuroria. Nëse ai do të arrestohet sot, nesër do ta japin të gjithë agjencitë e lajmeve që është arrestuar. Mos na bëj lojëra këtu.
Çollaku: Ti je përfshirë vetë në fushatë elektorale. Ke arkivin tënd. Ke bërë atë që nuk duhej bërë.
Klosi: Je i vogël fare të më gjykosh ti mua. Je i profesionalist në disa gjëra të vogla. Ti mbahesh në biseda televizive si ekspert i madh.
Çollaku: Kam qenë në KQZ bashkëkryetar me atë tuajin. E kupton që po flet broçkulla. Shefi i Shërbimit në asnjë vend në planet nuk del për të bërë temena nëpër emisione. Në 25 vjet nuk duhet të flasë. Ka qenë në një detyrë të rëndësishme shtetërore.
Klosi: Me këtë gjuhë nuk më tremb. As shefat e tu nuk më trembin.