Rama-Ruçi mbledhin Kuvendin në ilegalitet, PD: Protestë para Parlamentit sot në orën 16:30

Partia Demokratike ka nisur përgaditjet për organizimin e një proteste ditën e sotme në orën 16:30 para selisë së parlamentit në Tiranë.
Pas njoftimit të kuvendit për seanacë në orën 17:00 opozita duket se po përgatitet që të reagojë pasi ndryshimi i ditës u konsiderua si një manovër për të mos u përballur me protestën para parlamentit për ditën e enjte.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur të mbledhë Kuvendin pasditen e sotme, për të zhvilluar seancën parlamentare të 21 shkurtit, që e anulloi për shkak të protestës së opozitës. Seanca ka ardhur e papritur dhe e paparalajmëruar, pasi është synuar të shmanget protesta e qytetarëve. Thirrja e seancës është bërë një ditë pasi kreu i Qeverisë, Edi Rama, mblodhi Kryesinë e PS-së dhe dha porositë se si do të avancojnë në kushtet e krizës politike të shkaktuar nga djegia e mandateve të opozitës. Deri tani, Rama ka ngulmuar përmes deklaratave dhe intervistave se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen siç i kërkohet dhe as të zhvillojë zgjedhje të parakohshme.
Seanca e sotme në orën 17:00, ku të pranishëm do të jenë vetëm deputetë e mazhorancës, pasi ata të opozitës tashmë i kanë djegur mandatet, do të zhvillohet sipas një rendi dite të publikuar në faqen e internetit të parlamentit.
Të enjten, më 28 shkurt duhet të mbahet seanca e radhës së Kuvendit, por opozita sërish ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste para godinës së ligjvënësve. Nuk dihet se ç’manovër do të përdorë mazhoranca për t’i shpëtuar revoltës tjetër së qytetarëve.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërPaloka: Tani po e mbledhin Parlamentin dhe në ilegalitet, sa mendoni se do zgjasni kështu?!