Edi Rama, i trembur nga protestat e opozitës, po vazhdon anti-mitingjet nëpër Shqipëri. Ditën e sotme Rama ka planifikuar që një të tillë ta zhvillojë në Lushnjë, por jo me popullin, por me gjithë administratën e asaj zone.
Këtë e vërteton edhe një sms-të e nisur nga bashkitë e Lushnjes dhe ajo Divjakës, nëpërmjet së cilës jepen porosi se duhet të mblidhen sa më shumë njerëz për këtë anti-miting të kryeministrit. Në tekstin e mëposhtëm zbulohet se si urdhërohet administrate që të merret me organizimin e këtij tubimi, duke vënë në dispozicion edhe makinat e shtetit.