Qytetarët do të rrethojnë Parlamentin ilegjitim sot në ora 16.30 pas vendimit të Ruçit për ta mbledhur Parlamentin në ilegalitet.
Pas njoftimit të kuvendit për seanacë në orën 17:00 opozita duket se po përgatitet që të reagojë pasi ndryshimi i ditës u konsiderua si një manovër për të mos u përballur me protestën para parlamentit për ditën e enjte.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur të mbledhë Kuvendin pasditen e sotme, për të zhvilluar seancën parlamentare të 21 shkurtit, që e anulloi për shkak të protestës së opozitës. Seanca ka ardhur e papritur dhe e paparalajmëruar, pasi është synuar të shmanget protesta e qytetarëve. Thirrja e seancës është bërë një ditë pasi kreu i Qeverisë, Edi Rama, mblodhi Kryesinë e PS-së dhe dha porositë se si do të avancojnë në kushtet e krizës politike të shkaktuar nga djegia e mandateve të opozitës.