”Në qytet u gjetën fletushka me fjalët: Faleminderit deputeti ynë që…”, reagon Berisha për djegien e 5 makinave në Vlorë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me djegien e 5 makinave në Vlorë mbrëmjen e djeshme, duke thënë se krimi po sundon qytetin. Berisha thotë me ironi se, krimi në Vlorë po festonte përgjysmimin e dënimit të Klement Balilit nga ana e Gjykatës.
Kujtojmë se objektiv i zjarrit ishte makina e shefit të Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës Gentian Sherifaj, dhe e bashkëshortes së tij.
Postimi i Berishës
Narkomafia shteterore e Vlores shenoi sonte nje rekord te ri.
Miq, sonte ne Vlore mafia e droges lau hesapet dhe mbolli terrorin e saj mbi popullaten duke djegur pese makina.
Ajo festoi per gjysem denimin e Eskobarit nga Ediskobari. Ne qytet u gjeten fletushka me fjalet: Faleminderit deputeti yne qe shpetove Pabllon tone.
Zjarrvenesit hoqen maskat, veshen uniformat dhe u kthyen ne drejtim te paditur ne radhet e narkopolicise! sb

Artikulli paraprakPërballje para Parlamentit, sot ora 16.30
Artikulli tjetërShenjat që tregojnë intolerancë nga gluteni