Pas armëve kimike, protestuesit sulmojnë makinën e policisë, policët dorëzohen

Ka qenë orët e një beteje të vërtetë dhe mjaft të fortë ajo mes qytetarëve paqësorë që kishin dalë përpara Parlamentit për të protestuar në mënyrë civile dhe banditëve me uniformë të Ramës që për të larguar protestuesit kanë përdorur edhe armët helmuese luftarake.
Sulmi me armët kimike ka irritur në kulm qytetarët në protest. Ndërsa largoheshin për ti shpëtuar gazit helmues, një makinë policie i ka gjëmuar nga pas në rrugicat pranë shkollës Pedagogjike. Kaq ka mjaftuar që protestuesit të irritohen dhe të qëllojnë me gurë në drejtim të makinës së policisë. Makina sapo është futur në një nga rrugicat e shkollës Pedagogjike është ndalur dhe prej saj kanë dalë dy policë me duart lart duke ju dorëzuar protestuesve. Protetsuesit janë sjellë në një mënyrë krejt paqësore ndaj tyre ndonëse ata i sulmuan me armë helmuese luftarae protetsuesit. Një nga policët është dëgjuar të irritohet me Ramën duke ju drejtuar protestuesve ai tha “na…nënën ky psikopat”. Më pas policët janë lejuar nga protestuesit të hipin sërish në makinën e tyre dhe ta parkojnë përpara Parlamentit.
Ajo që shihet qartë në reagimin e efektivëve të policisë është se ata janë me protestuesit dhe kanë të njëtën urrejtje ndaj regjimit ndonëse janë të detyruar që ti shrëbejnë për hir të pagës që ata marrin.

“RD”

Artikulli paraprakBasha: Shqiptarët nuk njohin më as Kuvendin dhe as Policinë e krimit. Mosbindja civile nga jugu në veri!
Artikulli tjetërKrimineli që helmon edhe fëmijët! (Foto)