Bastian Schweinsteiger mund t’i japë lamtumirën Manchester United pas një sezoni të dështuar në Premier League. Unai Emery që mori zyrtarisht detyrën në krye të Paris Saint Germain pak ditë më parë, ka shprehur interes për ta transferuar mesfushorin gjerman në kryeqytetin francez. Sipas të përditshmes, “Sport Bild”, agjenti i lojtarit ka kontaktuar me klubin parizien që kërkon një figurë me peshë dhe eksperiencë pas largimit të Zlatan Ibrahimoviç. Trajneri Emery ka dalë në përfundimin se, mesfusha është reparti më delikat i skuadrës dhe Schweinsteiger mund të balancojë këtë repart falë eksperiencës së madhe që ka. Prania e gjermanit në skuadrën franceze do të ndihmonte shumë edhe dyshen Marco Verratti- Grzegorz Krychowiak, të cilët kanë nevojë për eksperiencë.
Kryesore
Continue to the categoryKush ja rekomandoi Edi Ramës kryetaren e AZHT, motrën e dy...
Krimi duket se ka shtrirë tentakulat kudo në qeverisjen e Edi Ramës. Ndonëse Babloku del dhe na mburret se në vitin 2030 do hyjnë...