Rama provokon Shkodrën! Kërkon të shkojë nesër, dega e PD: Nuk je i mirëpritur!

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë nesër në qytetin e Shkodrës në një takim me strukturat e Partisë Socialiste, në kuadër të organizimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Por dega e Partisë Demokratike në qytetin më të madh në Veri të vendit shprehet se, kreu i qeverisë nuk është i mirëpritur.
“Dega e Partisë Demokratike në Shkodër i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos vijë nesër në këtë qytet pasi nuk është i mirëpritur. Rama gjatë gjithë këtyre viteve vetëm sa ka punuar kundër Shkodrës”, thuhet në reagim.

rama foto 1

Artikulli paraprakSkandal! 613 kg kokainë e sekuestruar në 2018 në Durrës trafikohet në Itali nga policia e Lleshit
Artikulli tjetërAQSHF, si “ishulli i thesarit”