Rama është i rrethuar nga revolta popullore dhe tani ai nuk ndjehet më i sigurtë në asnjë vend ku shkon. Rama ka anulluar sot vizitën që kishte paralajmëruar për në Shkodër pasi ishte informuar se do të pritej nga protesta masive. Nga frika Rama nuk ka shkuar në Shkodër. Kjo është një shenjë e qartë se ai tashmë është vetëm një i mbaruar që i trembet revoltës popullore.
Ish- deputetja demokrate Izmira Ulqinaku shkruan se kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën që kishte planifikuar të organizonte sot në Shkodër pasi, sipas saj e dinte si do e prisnin shkodranët.
Teksa ka publikuar një foto në Facebook ku shihet një numër i konsiderueshëm policësh, Ulqinaku shkruan se Shkodra nështë shtetrrethim, pasi “po vjen partia”.
Reagimi i Ulqinakut:
Shkodra në shtetrrethim!
Policia kudo sot!
Rrugët janë bllokuar, sepse vjen PARIA nga Tirana. Vijnë ministrat e ish ministrat. Vijnë ato që deri tani nuk e dinin nga i bie Shkodra. Vijnë ato të cilët nuk sollën asnjë investim në Shkodër.
Edi Rama anulloi viziten në qytetin tonë sepse e dinte pritjen që do i bënim. Solli argatët e tij. Solli kukullat e tij pa zë, pa gojë e pa mend.
Shkodra është e djathtë! Shkodranët janë demokratë. Nga Shkodra vjen largimi i Ramës e diktaturës!
Katër ditë më parë protestuesit në Tiranë para Parlamentit janë përplasur me policinë nën ritmin e thirrjeve “Rama ik”. Ata nisën të shtyjnë kordonin e policisë për të hyrë në Parlament. Ndërkohë deputetët po bënin përpjekje për të qetësuar turmën.
FSHN hoqi skafandrat duke vendosur maskat anti-gaz, për ti hedhur më pas gaz lotsjellës protestuesve.
Pretestuesit reaguan me gurë, shkopinj e sende të tjera të forta në drejtim të policisë.