Qeveria në bunker opozita me qytetarët

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas nje takimi të ministres së mbrojtjes zhvilluar në sallë të mbyllur me drejtuesit e PS në Dibër.
“Ministrja e cila sipas ligjit duhet të kryejë detyrën që i është cantuar, në mesin e javës mbledh strukturat e partisë duke braktisur detyrën shtetërore që ka, e këtë e bën në funksion të rilindjes partiake, shkruan Çupi në një positm në faqen e saj në facebook.
“Takimet e mbyllura të këtij pushteti, janë tregues i qartë i frikës që tashmë ka ndaj popullit, revolta e të cilit do ti largojë shumë shpejt nga qeveria dhe parlamenti jolegjitim”, shkruan ajo.
Postimi i plotë
Qeveria në bunker opozita me qytetarët.
Në vijim të takimeve nê ambjente të mbyllura pasi kanë frikë përballjen me popullin, përfaqësuesit e qeverisë takohen në monologjet partiake.
Kësaj radhe ishte ministrja e qeverisë ilegjitime të mbrojtjes, ajo që u mbyll në një sallë në asamblenë e partisë në Dibër.
Ministrja e cila sipas ligjit duhet të kryejë detyrën që i është cantuar, në mesin e javës mbledh strukturat e partisë duke braktisur detyrën shtetërore që ka, e këtë e bën në funksion të rilindjes partiake.
Sigurisht ministrja foli me partinë për partinë dhe në emër të partisë por jo për qytetarët e lirë por të varfër të asaj zone.
Takimet e mbyllura të këtij pushteti, janë tregues i qartë i frikës që tashmë ka ndaj popullit, revolta e të cilit do ti largojë shumë shpejt nga qeveria dhe parlamenti jolegjitim.
Opozita êshtë me qytetarët dhe për qytetarët në këtë betejë me të keqen. Ne të gjithë bashkë, pa patur nevojë për mandat deputeti do të dalim të fituar në këtë betejë për demokracinë.
Opozita janë njerëzit dhe jo kartonat në një parlament jolegjitim. Cdo përpjekje për të emëruar opozitën në demokraci është vecse fundi i shpejtë i cdo pushteti
Prandaj ftesa është për cdo Matjan, Dibranë dhe Shqiptarë, të jemi të gjithë bashkë në protestën e 5 marsit para parlamentit njëpartiak jolegjitim.

Artikulli paraprakPaloka: Rama mendon se me dhunë do qëndrojë ca ditë më shumë, po në fakt zgjat agoninë e tij…
Artikulli tjetërFitore historike! Tuzi i shqiptarëve!…