Nga shitës gazi në europarlamentar, historia e njeriut pa shkollë që jep mend në Shqipëri

Knut Fleckenstein, eurodeputet dhe Raportues në Parlamentin Europian për Shqipërinë, ishte pak ditë më parë bashkë me disa kolegë të tjerë të PE-së, në Tiranë, ku komentoi edhe krizën politike në Shqipëri.
Fleckenstein mbajti një qëndrim kundër veprimeve të opozitës, qoftë përsa i takon bojkotit, ashtu edhe dorëzimit të mandateve, ndërsa përkrahu idenë që kandidatët në listat shumëemërore të merrnin mandatet e lëna bosh duke plotësuar vakancën.
Fleckenstein, prej disa vitesh, trajtohet në Shqipëri si një nga figurat politike ndërkombëtare me më shumë ndikim.
Me kostumin e europarlamentarit, Fleckenstein paraqitet si një politikan me eksperiencë të gjatë, këshillat e të cilit janë marrë shabllon për t’u zbatuar nga politikanë shqiptarë, ndërsa e majta në Shqipëri, i ka përdorur si gomone shpëtimi në momente kritike.
Por kush është Knut Fleckenstein, europarlamentari që shfaqet sa herë ka kriza në Shqipëri, që mbështet të majtën dhe që është akuzuar si ndër njerëzit e Soros në Parlamentin Europian?
Referuar CV së publikuar në faqen zyrtare të PE-së, europarlamentari Fleckenstein ka arsimin e mesëm, i mungon diploma universitare, nuk ka eksperiencë politike, ka punuar në tregtinë e gazit dhe naftës, në industrinë e transportit. Ai ka qenë anëtar i SPD-së gjermane në 1974 dhe ska pasur funksione të tjera në drejtim politik.
Me pak fjalë, Fleckenstein është një politikan që në Shqipëri mund të gjesh me dhjetra homologë të tij, me arsim apo eksperiencë, në 28 vitet e pluralizmit shqiptar, apo edhe më parë.
Nëse i referohesh arsimimit ai mund të klasifikohet si shumica e anëtarëve të Byrosë Politike të PPSH-së dhe ndoshta mund të ketë po aq klasë shkollë sa Haxhi Lleshi, Pali Miska, Lenka Çuko etj. Por Fleckesntein rezulton se ka pasur më shumë shkollë se bie fjala Koci Xoxe, që ka pasur 4 klasë, apo Beqir Balluku.

Ndër politikanët e 28 viteve të fundit, Fleckenstein mund të krahasohet me Sadri Abazin, Rrahman Rrahjën, Armando Prenga, Lefter Koka, etj, për të mos përmendur këtu edhe mininalisht 9 ligjvënës që kanë mbaruar Universitetin pa pasur diploma të shkollës së mesme.
CV zyrtare e Knut Fleckenstein
Curriculum vitae (The MEP is solely responsible for the information published)
Arsimimi (Kualifikime dhe Diploma)
1974-1974 : Shkolla e Gramatikës, ‘Obelsrater’ në Hamburg
1974-1976 : Edukim i Lartë, (jo universitar) dhe specializime të tjera, Commerzbank AG
Karriera Profesionale
1978-1984 : Ka punuar në tregtinë e gazit dhe naftës në sektorin si dhe fusha të tjera
1984-1991 : Kreu i Departamentit të Marrëdhënieneve me Europën, Këhsilli i Hamburgut, (Sektori publik/qeveritar dhe të tjera)
1991-1994 : Ka punuar në industrinë e transportit (Sektori privat dhe të tjera)
1994-2009 : Manaxher, Manager,Federata e Punonjësve Samaritan, në Hamburg/ (Shoqata JO Qeveritare dhe fusha të tjera)
Karriera Politike
Detyra të mbajtura nga partitë politike si dhe sindikatat kombëtare
1974-… : Anëtar i SPD
1994-2004 : Anëtar i SPD, Ekzekutiv Rajonal në Hamburg
2007-2009 : Anëtar i SPD, Ekzekutiv Rajonal në Hamburg
2008-… : Anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Europën për SPD, pozicion i mbajtur nga
Institucionet e Bashkimit Europian
2009-… : Anëtar i Parlamentit Europian
Aktivitete të Tjera
2007-… : Anëtar dhe Kreu i Bordit të Drejtuesve në BERTINIPREIS e.V, Hamburg
2007-2009 : Anëtar i Ekzekutivit në Forumin Social-Demokrat dhe Kulturor në Berlin

“Boldnews.al”

Artikulli paraprakTë jetosh si në luftë, mbi 20 atentate e zjarrvënie të pazbardhura në Vlorë
Artikulli tjetërVictor Orban ja kush janë “idiotët e dobishëm” në PE