Përse dëshmia e Bilalit e ka thelluar skandalin

Ish–Kryeministri Berisha kishte shkruar që në kohën e publikimit të “këtij skandali” se Rama kishte shkuar në takim si gruaja e një biznesmeni shqiptaro–amerikan. Biznesmeni u është përgjigjur pozitivisht edhe pyetjeve të mëposhtme që e thellojnë më tej skandalin në të cilin ai është përfshirë së bashku me Shtetasin e Huaj 2 që ka përfituar nga e gjithë kjo histori:
–  Në fillim të tetorit 2012, a shkuat ju me avion në San Francisko, ku shoqëruat Shtetasin e Huaj 2 në vendin ku do të mbahej aktiviteti për mbledhje fondesh?
–  A iu mohua Shtetasit të Huaj 2 hyrja në aktivitetin e San Franciskos për mbledhje fondesh, por iu lejua të bënte fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara?
–  A jeni fajtor për akuzën e ngritur në informacion?
Opozita shqiptare thotë se fajësia shkon tek Kryeministri Rama, si organizator i skemës për të bërë foton me Obamën dhe përfitues i saj. Një kongresmen republikan, Danna Rohrabacher, i kërkoi FBI–së të hetonte Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për shkelje të ligjit federal, që nuk lejon financime të huaja në fushatat elektorale në SHBA.
FBI e nisi hetimin dhe e zbuloi skemën. Por deri tani nën akuzë ka vënë vetëm shtetasin Bilal Shehu, i cili e pranoi fajësinë para një gjykate federale në Nju Xhersi për financim të parave nga kontribuues të huaj në fushatën e Presidentit Obama.

Artikulli paraprakIsh-komisari i Rinasit: Policia është përgjegjëse për sigurinë
Artikulli tjetërPD: Prokuroria duhet të hetojë