Deklarata e fortë e kandidatit: “Më dënoi Gramoz Ruçi me 17 vjet burg në ’90-ën! Ç’të pres unë nga ai Parlament”?!

Një kandidat i listës së PD në Elbasan ka bërë denoncimin më të fortë ndaj Kuvendit aktual të drejtuar nga Gramoz Ruçi dhe ku ai pritej të ishte deputet.
‘Unë jam Ismal Shala, kandidat i listës së PD në Elbasan.
Jam nga ata protestues të viteve ’90 që shpresuan për një atdhe tjetër, jo për atdheun e komunistëve. Unë u dënova me 17 vjet burg nga gjyqet e komunizmit në 1990-ën. Më dënoi Gramoz Ruçi! Dhe ne të presim nga ai parlament?!
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, qytetarëve të mi, të ngrihen, se i ka mbytur fukarallëku, se na ikën fëmijët jashtë dhe s’ka kush të na hedhë një dorë dhe mbi varr. Qytetarë, mos u trembni! Shqipëria është e shqiptarëve!’

1111

Artikulli paraprakJehona e revoltës, Washinton Post: Mijëra protestues rrethojnë Parlamentin, kërkojnë zgjedhje të reja
Artikulli tjetër“Do jemi këtu sa herë të mblidhen shushunjat”…