Berisha-Ramës: Ik më mirë ditën se natën nuk i dihet…

Ish-Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet sepse revolta ka pushtuar zemrat e shqiptarëve.
Duke komentuar largimin e Ramë në Itali gjatë ditës së sotme, Berisha tha se, nuk i mashtron italianët duke kërkuar azil politik.
“Një protestë e jashtëzakonshme. Italianët nuk i mashtron dot Rama. Ne po tentojmë të kthejmë lirinë e shqiptarëve dhe Rama i ka kohërat e numëruara. Bën mirë të ikë ditën se ikja natën nuk dihet ku përfundon. Është lidershpi i opozitës që i përcakton ato. Revolta ka pushtuar zemrat e qytetareve”, tha Berisha.
Ndërsa gazetarja e News24 Klodiana Lala i ka vënë në dukje se duket në formë pasi nuk ka pasur gaz lotsjellës sot në protestë, Berisha tha se edhe me gaz është në formë.
Lala: Zoti Berisha dukeni në formë të mirë fizike sot, a vjen kjo për faktin se këtë policia nuk përdori gaz lotsjellës sepse herën e fundit ju pamë me sy të lotuar?
Berisha: Edhe me gaz jam në formë unë, nuk ka asgjë që më pengon mua për të vazhduar betejën.

protetsa 1

Artikulli paraprak“Rama ka shkuar të negociojë azilin politik, e ka vulosur populli fatin e tij”
Artikulli tjetërBasha njofton protestën e madhe mbarëkombëtare më 16 mars