PD zhvilloi këto dy ditë konsultime me Institutin Republikan Amerikan, i cili po ndihmon forcën më të madhe të opozitës të zbatojë shumë shpejt parimin e zgjedhjes së kandidatëve me përfshirjen e anëtarësisë e partisë.
Vendosja për herë të parë e këtij modeli dhe standardi perëndimor është përshëndetur nga drejtuesi i programit për Europën në Institutin Republikan Amerikan, Thibault Muzergues.
“Gjithmonë kënaqësi takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili ka ndërmarrë një përpjekje të madhe për modernizimin dhe demokratizimin e partisë së tij, sidomos, nëpërmjet organizimit të primarëve me anëtarësinë për kandidatët për zgjedhjet e ardhshme.
Përtëritja e strukturave të partisë, një hap i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri”, shkruan Thibault Muzergues.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh një ditë më parë se modeli i primareve, që PD do të zbatojë për herë të parë në Shqipëri, do të bëjë të mundur evidentimin e kandidatëve më të mirë, që sjell përfaqësimin e vërtetë të njerëzve të thjeshtë dhe interesave të tyre në parlament.