Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul konfirmon atë që opozita e thotë prej kohësh se nuk ka zgjedhje të lira, ndonëse Daul e pohon këtë me gjuhën diplomatike. Në një deklaratë të tijën së fundmi ka theksuar se vendeve të Ballkanit u mbetet ende shumë punë për të bërë që zgjedhjet të jenë me të vërtetë të lira, të ndershme dhe transparente.
“Takova një delegacion të udhëheqësve të rinisë të partive anëtare në PPE, në Ballkanin Perëndimor, për të folur për aktualitetin në rajon dhe për perspektivat e rinisë për situatën politike, – është shprehur Daul. – Rinia e pëson e para nga korrupsioni sistematik dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit ligjor, zhvillime që bllokojnë përparimin e suksesshëm të vendeve të tyre dhe e detyrojnë rininë t’i braktisin këto vende duke iu drejtuar emigracionit.
Por, rinia është gjithashtu dhe një nga grupimet me të rëndësishme të alternativës së nevojshme: ne kemi nevojë për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe dedikimin e tyre të plotë drejt paqtimit në rajon, nëse ne dëshirojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë rrugëtimin e tyre demokratik dhe europian.
Ne duhet të rivendosim besimin që ato kanë humbur tek institucionet demokratike në vendet e tyre dhe për përfaqësimin e tyre dhe interesit të tyre nga udhëheqësit e zgjedhur.
Mbi të gjitha, ç’ka ka të bëjë me gjithë rajonin, sa i përket zgjedhjeve, ka shumë punë për të bërë që ato të jenë më të vërtetë të lira, të ndershme dhe transparente,” ka përfunduar kreu i PPE.