Kur bëhesh Gazi i botës me Ramën ngjitur…

Rama ka qenë sot në Fier, ku zhvilloi një takim me gratë në këtë qytet i rrethuar nga qindra protestues.
I pranishëm në këtë takim me gratë ka qenë dhe aktori i humorit, Gazmend Paja. Rama nuk foli por bëri aheng ndërsa ia la fjalën Gazit të botës për ditën e Gruas, i cili tha se, ndonëse kjo ditë e ka zanafillën nga protesta, gratë bëjnë mirë që festojnë pasi kanë punuar boll. “Kur do flasim”, përsëriti disa herë Paja, frazë kjo e përdorur së fundmi nga kryeministri Edi Rama për opozitën.
“Ti i thua moj dale kur do flasim dhe ajo të hedh çizmen nga koka. Po dale ka vend për durim këtu.
Mirë bëni që festoni se keni punuar pafund. Madje edhe për gratë e papuna për mijëra hektarë dysheme të larë, mijëra pjata. E dini ju që në të shkuarën disa gra e kanë pas për mburrje ti mbanin burrat pa punë. Kështu që kur do flasim?”, tha ndër të tjera Paja.

ra

Artikulli paraprak8 Marsi, reflektim mbi sakrificën e përditshme të nënave, grave e vajzave në vendin tonë
Artikulli tjetërProtestat nuk ndalen, banorët e Këlcyrës i venë kyçin Bashkisë!