Ky është një episod i një debati në KQZ të transmetuar direkt nga mediat, në një vend që është kthyer në çmendinë. Nënkryetari i KQZ, që i përket PS, me mbiemrin Biba ka arritur deri aty sa publikisht dhe në sy të mediave të pranishme i është drejtuar Zgurit duke i thënë se “duhet të na falenderosh që të lamë të votosh kundër”. Deklarata e çmendur e Bibës ka sjellë edhe reagimin e Zgurit, i cili i është përgjigjur me ironi se “po duhet të të falenderoj që më le të votoj se edhe mund të më lidhësh duart”. Debati ka vazhduar dhe Zguri i ka kujtuar Bibës se ka ikur ajo kohë kur mund të arrestohesh nëse nuk voton ashtu sikurse donte partia.
Deklarata e Nënkryetarit të KQZ që përfaqëson, PS-në është skandaloze. Kur Nënkryetari i KQZ-së e mendon se edhe Kryetarit të KQZ-së mund ti hiqet e drejta e votës, imagjinoni se çfarë mund të bëhet me zgjedhësit e tjerë që nuk kanë poste publike. Dhe imagjino se kur kërcënimi se mund ti hiqet e drejta e votës bëhet në prani të medias duhet të kuptoni se çfarë ndodh në mënyrë jo publike.
Atë që opozita e ka thënë prej kohësh se në Shqipëri ka vdekur vota e lirë, Nënkryetari i KQZ-së e demonstroi publikisht duke ju drejtuar direkt kreut të këtij institucioni. Opozita nuk lejohet të votojë as në institucionet që edhe formalisht kanë një balancë. Eshtë e kuptueshme se çfarë mund të ndodhë me kapjen e të gjitha ketyre institucioneve nga partia-shtet, ku nuk mund të flitet më afre për votë të lirë. Shqipëria është kthyer sot 30 vjet prapa në kohën kur nuk ekzitonin votimet.