“Lekë nuk ka fare. Duket kur populli kërkon bukë të ftohtë në mëngjes për të kursyer 200 lekë. Mjerim më të madh, nuk ka ku shkon. Asnjë lek në xhep. Nuk ka punë, po nuk pati punë, nuk ka lekë. Ka vajtur ku nuk mban më”.
Me këto fjalë iu drejtua Lulzim Bashës, një shitës i një dyqani ushqimor në Berat, ku kryetarit të Partisë Demokratike u ndal këtë të martë.
Në përgjigje të shqetësimit të qytetarit, i cili paraqiti gjendjen e mjerueshme ekonomikë në qytetin e një mbi një dritareve, Basha i premtoi “çlirimin e ekonomisë”.
“Duhet ta çlirojmë Shqipërinë nga e keqja. Të gjithë bashkë ditën e shtunë. Provën ua dhamë. Dolëm nga parlamenti i krimit, tani të gjithë bashkë ta rrëzojmë këtë qeveri të krimit, që të çlirojmë ekonominë, të çlirojmë njerëzit nga kjo e keqe”, tha Basha.